Albin Kurti: Thaçi tradhtar, nuk duhet ta çojë mandatin deri në fund

Albin Kurti: Thaçi tradhtar, nuk duhet ta çojë mandatin deri në fund

22:30, 09/10/2019

Albin Kurti ka paralajmëruar se Hashim Thaçi mund të shkarkohet nga president i Kosovës.

Edhe pse pranon se ende nuk i kanë votat, por kjo çështje do të diskutohet.

Sipas tij, Thaçi është tradhtar kur ka menduar për të shkëmbyer territoret e Kosovës.

Deklaratat Kurti i ka bërë në një intervistë për emisionin ‘Opinion’ të gazetarit Blendi Fevziu.

Nuk i kemi ende votat për shkarkimin e Thaçit, por do e shohim me shumë vëmendje. Raportet e tij me Serbinë kanë qenë shumë problematike, veçanërisht me idenë e tij për shkëmbim të territoreve. Të thuash që veriu i Kosovës është dhuratë e Rankoviçit që duhet kthyer mbrapsht kjo është tradhëti.

Raportet me Thaçin janë të mira sepse nuk ekzistojnë raporte. Ai duhet te ma japë mandatin mua për të formuar qeverinë dhe më në fund po i jap shansin të bëjë diçka të mirë. Është koha që të mos e çojë deri në fund mandatin e tij si president’, është shprehur kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Askushi09/10/2019 23:25

Xoti te dhente shendet, force dhe shoke te mire, per te miren e Kosoves dhe te Shqiptareve. . Thaci, Rama, Batoni, duhen shpallur tradhetare fhe duhen denuar si te tille.

Shto koment

Denonco