Myftiu i Tiranës, kundër 8 ministreve të Ramës që propagandojnë abortin

Myftiu i Tiranës, kundër 8 ministreve të Ramës që propagandojnë abortin

21:52, 09/10/2019

Nga Lauren Luli- Myftiu i Tiranës

Profeti Muhamed a.s në Hutben e Lamtumirës na le amanet familjen:

“Ruani, respektoni dhe nderoni vlerën e perso­nalitetit dhe të dinjitetit njerëzor.

Njeriu është vepër madhështore e Zotit dhe mjerë për atë, që e përçmon nderin dhe dinjitetin e veprës së Zotit.”

Të dashur vëllezër dhe motra, qytetarë të thjeshtë dhe ata me përgjegjësi publike, rruga e Shqipërisë është Europa, nuk ka asnjë diskutim dhe mëdyshje për këtë!

Vonesat drejt kësaj rruge nuk janë përgjegjësi e popullit, por e atyre që kanë marrë përgjegjësi publike për të çuar në destinacion këtë mision.

Europa është qytetërimi i vlerave, shtetit të së drejtës dhe lirisë!

Europa nuk ia ka mbyllur derën vendit tonë përshkak të familjes apo vlerave që derivojnë prej saj. Kërkesat e Europës janë publike, secili prej nesh e ka të qartë se cilat janë ato.

Njerëzit me përgjegjësi publike duhet të jenë shumë të kujdesshëm në komunikimin e tyre me Europën dhe shtete të veçanta të saj. Numri i aborteve në Shqipëri, vetëm gjatë vitit 2018, ishtë mbi 5-mijë. Ky është një krim!

Inkurajimi dhe promovimi i të tilla fenomeneve bie ndesh jo vetëm me parimet hyjnore, por edhe me parimet shoqërore dhe traditën shqiptare.

Shqipërisë nuk i duhet të shkatërrojë qelizën bazë të shoqërisë, familjen, për t’u integruar në Europë.

Shqipërisë i duhet të luftoje me padrejtësinë, korrupsionin dhe ndërtimin e shtetit të së drejtës!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco