‘Meta nuk më linte në ekspedita...Rama e ka mbyllur aritmetikën që në klasë të katërt’

‘Meta nuk më linte në ekspedita...Rama e ka mbyllur aritmetikën që në klasë të katërt’

21:50, 09/10/2019

Nga studio e emisionit ‘Çim Peka Live’ në Syri Tv, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, u shpreh edhe njëherë se opozita e ka arritur fitoren e saj me 9 kushtet e vendosura nga Bundestagu për hapjen e negociatave, ndërsa shtoi se tashmë data e zgjedhjeve është në dorë të Edi Ramës

Kryemadhi foli gjithashtu edhe për praninë ditën e sotmë në Kopshtin Botanik, ku tha se përpos një lidhje shpirtërore pasi ka përfunduar studimet në Fakultetin e Shkencave të Natyrës në vitin 1994, një arsye është edhe mbrojtja që kërkon ti bëjë kësaj zone shkencore nga grabitja që po kërkon ti bëjë Rama.

‘Për mua Kopshti Botanik është shumë e rëndësishëm. Unë kam përfunduar studimet në Fakultetin e Shkencave e Natyrës. Disa e shikojnë Kopshtin Botanik si Park. Por për mua kjo është një zonë shkencore. Këtu janë disa bimë unikale. Ky ka shkatërruar gjithçka dhe tani do të marrë edhe Kopshtin Botanik. Çdo cënim i infrastrukturës së Kopshtit Botanik e shkatërron plotësisht. Ku Kopsht nuk është ndërtuar nga Erion Veliaj. Kopshtu Botanik është ndërtuar në vitin 1942. Ky nuk njeh shkencë. Ky edhe librin e arimetikës e ka mbyllur që në klasë të katërt. Ky edhe koncesionet i llogarit me makinë llogaritëse dhe i llogarit gabim. Kur kam qenë në Fakultet kam qenë i lidhur me Metën dhe ky nuk më linte në ekspedita pasi donte të më angazhonte në aktivitete politke.-tha Kryemadhi

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco