‘Rama po të dëgjonte Soros nuk përfundonte si gruaja e Bilalit në foton me Obaman’

‘Rama po të dëgjonte Soros nuk përfundonte si gruaja e Bilalit në foton me Obaman’

21:08, 09/10/2019

E ftuar në Syri Tv në ‘Çim Peka Live’, kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi,  duke iu drejtuar kryeministri Rama, tha se nëse ky i fundit do kishte dëgjuar Sorosin nuk do kishte përfunduar si gruaja e Bilalit në fotografinë e Obamas.

Kryemadhi tha më tej se Rama është aq dinak sa nuk firmos vetë për koncesionet pasi ka frikë nga dënimi, por ia ka lënë të gjitha koncesionet ministrave të tij.

Të gjitha koncesionet Rama ia ka lënë Milva Ikonomit, Beqajt, Damianit, Niko Pekeshi, Erion Braçes e me radhë. Rama nuk ka firmosur vetë. E dini që  për ligjin për Teatrin nuk ka marrë pjesë në votim dhe nuk asnjë fjalim të tij në procesverbal që nesër të jetë i larë. Madje nuk ka votuar as pro.’

Kryemadhi foli edhe për sjelljen e Ramës me ndërkombëtarët

‘Si gënjen Edi Rama. Sjellja e Edi Ramës me ndërkombëtarët është shumë më interesante se e Sali Berishës, Nanos, Bashës dhe me radhë. 

Vetëm amerikanët nuk e kanë ngrënë nga Edi Ramën. E hëngri vetëm pak Obama. Deri në momentin që Edi Rama nuk cënonte sigurinë e Evropës me narkotikët për ndërkombëtarët nuk ishte probleme. Në momentin që kriminelët e tij pushtuan Evropës atëherë u kthye në problem.

Edi Rama po të dëgjonte Sorosin nuk përfundonte si gruaja e Bilalit. Edi Rama ka ardhur si sponsorizim nga shoqëri e hapur e financuar nga Soros’.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Arber09/10/2019 21:12

Nese ti dhe yt shoq nuk do beheshit "aleate" ne zgjedhje me te, Rama nuk vinte dot ne pushtet. Ju na e bete peshqesh.

Shto koment

Denonco