Kryemadhi në ‘Çim Peka LIVE’: BE është gënjyer për 5 vite. Ja çfarë më thanë ...

Kryemadhi në ‘Çim Peka LIVE’: BE është gënjyer për 5 vite. Ja çfarë më thanë ...

20:58, 09/10/2019
A+ Aa A-

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi e ftuar mbrëmjen  e sotme në emisionin ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV dhe SYRI.net ka sulmuar ndërkombëtarët në Tiranë.

Në një bisedë me gazetarët Çim Peka, Arion Sulo dhe Bledian Koka, Kryemadhi ka treguar edhe një bisedë me një nga zyrtarët e BE-së.

‘Një ndërkombëtar më tha: Zonjë e dashur, këto që thua ti janë shumë të drejta. Më jep një material dhe një dosje.

Mos prit që unë për 5 vite të kem mbyllur sytë më raportet që më ka sjellë delegacioni i BE.

Më ka thënë që për 5 vite është gënjyer nga raportet e njerëzve të tij.

Më ka thënë që të mos pretendoj që të hedhë njerëzit e tij poshtë dhe të më mbajë mua.

Tani ç’të bëjmë që ta përmirësojmë më tha?’, tha Kryemadhi në SYRI TV dhe SYRI.net.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco