Ish-ministrja socialiste: Rama luan me gratë e qeverisë...

Ish-ministrja socialiste: Rama luan me gratë e qeverisë...

20:28, 09/10/2019
A+ Aa A-

Po të kishte qenë vetë ministre nuk do ta kishte pëlqyer letrën që u dërgua dje nga ministret femra drejt Holandës. Sipas ish-ministres Arta Dades, kryeministri Edi Rama luan me përfaqësimin e grave.

Gjatë një interviste në ABC News përballë gazetares Mirela Milori, Dade tha se ministret femra nuk mund të flasin në emër të të gjithëve pasi në vetvete janë vetëm gjysma e qeverisë.

“Kryeministri shpesh luan me përfaqësimin e grave, madje i konsideron numra, karta dhe në fakt asnjëherë nuk pret që gratë vendimmarrëse ti thonë që kjo nuk bëhet. Në fund të fundit prandaj janë atje që të konsultohen me Kryeministrin dhe për një gjë. Nuk mund të flasin as në emër të të gjithëve, sepse vetë qeveria është një gjysmë qeverie pra gratë dhe nuk është një çështje që bëhet për gratë”, tha Dade, e cila shtoi se do të donte që ministret femra të merrnin një nismë ligjore për të mbrojtur gratë në shoqëri.

Dade komentoi edhe reagimin e kishës katolike këtë të mërkurë në lidhje me letrën e ministreve.

“Ky është një zhvillim i ri i letrës së përfaqësuesve të kishës. Ata e shikojnë çështjen nga këndvështrimi i tyre. E drejta e abortit është e drejtë e secilit idivid për të vendosur për trupin e tyrë, për ata çka mendojnë se është e mirë. Në këtë rast ndahem nga ajo që konstatohet nga letra e përfaqësuesve të kishës”, tha Dade.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Arber09/10/2019 21:01

Edhe kjo e po atij kallepi eshte. Ne nje shoqeri ku po boshatiset vendi nga Shqiptaret halli me i madh eshte qe te martohen burra me burra e gra me gra si dhe te abortohen foshnjat, keshtu qe sigurohen se vendi te mbetet pa Shqiptare e pastaj te importojne Afrikane e Aziatike per ta populluar. A nuk po ben keshtu edhe Holanda "e bukur e demokratike" e Gjermania e te gjithe ato vende qe promovojne felliqesi te tilla?

Shto koment

Denonco