Kisha Katolike kundër ministreve të Ramës: Kush u autorizoi të flisni në emër të shqiptarëve për ...

Kisha Katolike kundër ministreve të Ramës: Kush u autorizoi të flisni në emër të shqiptarëve për ...

17:49, 09/10/2019

Arqipeshkvi i Tiranë-Durrësit, Mons. George Frendo, ka reaguar për letrën që tetë ministret e PS i kanë dërguar parlamentit të Holandës.

Përfaqësuesi i lartë i Kishës Katolike ndalet në vlerësimin që anëtaret e kabinetit ‘Rama’ kanë për martesat brenda së njëjtës gjini, të cilat janë legalizuar në Holandë dhe për legalizimin e abortit.

‘Ta legalizosh abortin dhe martesën gay a është shenjë e një shoqërie të emancipuar?

A është shenjë përparimi? Të dashur Ministre, ju lutem: familja shqiptare është dalluar si një bërthamë shumë e bashkuar dhe të qëndrueshme.

Mbrojeni jetën njerëzore, mbrojeni familjen shqiptare! Tashmë ka shumë faktorë që po sulmojnë familjet tona sot.

Është detyra juaj, si përfaqësuese të popullit tonë dhe ministre, t’i mbroni vlerat e vërteta për një Shqipëri më të mirë!’,- thuhet në letrën e Arqipeshkvi i Tiranë-Durrësit, Mons. George Frendo.

Rreth letrës së ministrave gra

Mons. George Frendo,

Arqipeshkvi i Tiranë-Durrësit

Janë tetë ministre gra që u janë drejtuar deputetëve të Parlamentit Holandez me një letër. Në këtë letër shkruajnë se janë ‘nëna dhe bija, gra që luftojnë për familjet tona dhe për kombin tonë’.

Më poshtë shkruajnë: ‘Ne në Shqipëri sinqerisht çmojmë Hollandën’. E pse? Sepse ‘ju ishit ndër të parët në botë që keni legalizuar abortin’ dhe ‘keni qenë vendi i parë në botë që keni legalizuar martesën e së njëjtës gjini në 2001’.

Disa komente. ‘Ne në Shqipëri sinqerisht çmojmë Holandën’. Vërtetë, janë deputete, janë ministre. Por kush u dha të drejtën të flasin në emrin e të gjithë shqiptarëve? Janë ‘nëna’. Atëherë pritet se e vlerësojnë jetën njerëzore. Si pra guxojnë ta lavdërojnë Holandën sepse kjo ka legalizuar vrasjen e jetës njerëzore të ngjizur në kraharorin e shumë nënave? Janë ‘bija’, dhe, supozojmë (pasi janë edhe nëna), të martuara. Sigurisht, kanë lindur fëmijë jo nga një grua tjetër, por nga një burrë. Dhe thanë se ‘luftojnë për familjet’ – imagjinojmë se e përkufizojnë familjen si bashkësi që përfshin burrin dhe gruan bashkë me fëmijët e tyre. Këto fjalë janë krejt në kundërshtim me pohimin e tyre, ku kanë miratuar qëndrimin e Holandës që ka legalizuar martesën e së njëjtës gjini.

Ta legalizosh abortin dhe martesën gay a është shenjë e një shoqërie të emancipuar? A është shenjë përparimi?

Të dashur Ministre, ju lutem: familja shqiptare është dalluar si një bërthamë shumë e bashkuar dhe të qëndrueshme. Mbrojeni jetën njerëzore, mbrojeni familjen shqiptare! Tashmë ka shumë faktorë që po sulmojnë familjet tona sot. Është detyra juaj, si përfaqësuese të popullit tonë dhe ministre, t’i mbroni vlerat e vërteta për një Shqipëri më të mirë!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Arber09/10/2019 20:52

Keto jane pjese e haremit te Rames. Cfare pret nga ai plehere e plehrat qe ka rrotull?

Emigranti09/10/2019 19:22

Bravo kishes katolike, presim deklarata dhe nga kleri ortodoks e musliman, te ter te bashkuar me mbrojt vlerat e familjeve Shqiptare.Po qe per kete lloj emancipimi rrim ktu ku jemi.

ushtari09/10/2019 18:46

Bravo Kishes Katolike. Keto jane p....motra qe duhet te qerrohen nga jeta publike e shqiptareve. Le te shkojne dhe te shkerdhehen sic ua meson i madhi i tyre, por nuk duhet te ngaterrohen me familjen shqiptare. Jazek u qofte !!!! Te rroje Shqiperia

Shto koment

Denonco