Takimi me ambasadorin gjerman/ Ish ministrja karshillëk ministres të Kulturës me bluzën e Aleancës për Teatrin

Takimi me ambasadorin gjerman/ Ish ministrja karshillëk ministres të Kulturës me bluzën e Aleancës për Teatrin

17:30, 09/10/2019

Një grup nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit mori pjesë sot pasdite në çeljen e një ekspozite në kuadër të Tetorit gjerman.

Në këtë takim aktivistët e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit patën mundësinë të flasin shkurtimisht edhe me ambasadorin e ri gjerman, Z. Peter Zingraf.

Ambasadori Zingraf dëgjoi një prezantim të shkurtër të kauzës të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit si edhe pasqyrimit të saj edhe në mediat gjermane si dhe kërkesën së tyre për një takim.

Aktivistja Mirela Karabina e cila mbante veshur bluzën me logon e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, foli shkurtimisht edhe me Ministren e Kulturës Margariti, gjithashtu e pranishme në këtë aktivitet - një shkëmbim interesant që meritonte të fiksohej në foto.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco