Tjetër 'shuplakë' për Ramën nga Holanda/ Gazeta: Europoli s’funksionon në një vend ku drejton krimi

Tjetër 'shuplakë' për Ramën nga Holanda/ Gazeta: Europoli s’funksionon në një vend ku drejton krimi

21:45, 08/10/2019
A+ Aa A-

Holanda prej kohësh është shprehur skeptike lidhur me negociatat, kryesisht për Shqipërinë, pasi konsideron se nuk ka bërë progres në reformat e kërkuara. Por përveç qeverisë dhe parlamentit në Holandë, kryeministri Edi Rama duhet të merret edhe me gazetat holandeze.

Në një opinion të gazetës holandeze "Friesch Dagblad" me autor Koos van Houdt, hidhen akuza të forta ndaj Shqipërisë.

“Jo më kot Shqipëria është zgjedhur si vendi i parë në Ballkan për të hapur një zyrë të Europolit. Por jo më kot është negociuar për gjashtë vite për këtë. Gjashtë vite, kur duhej të ishte një emërim i thjeshtë në vetvete.

Shqipëria ka tashmë një zyrë kombëtare të Europolit në Hagë. Por ajo mund të funksionojë siç duhet nëse ka mbështetje dhe organizim nga vendi vetë për të punuar mirë kundër krimit. Por nëse kriminelët janë në drejtim në një vend, sigurisht është e vështirë që të japësh leje për të lënë policinë që të afrohet. Shqipëria, me fjalë të tjera, është në udhëkryq.

Kjo është e dukshme tek beteja e vështirë kundër korrupsionit brenda gjyqësorit. Në fund të fundit, vetëm një gjyqtar i besueshëm mbeti në institucionin më të lartë gjyqësor në vend. Problemi është i dukshëm edhe nga mënyra e vështirë për zhvillimin e zgjedhjeve, edhe së fundmi. Kohët e fundit u provua e vështirë që të zgjidhen këshillat e rinj bashkiakë”, thuhet ndër të tjera në artikull.

https://frieschdagblad.nl/2019/10/8/opinie-moet-rutte-in-de-europese-raad-een-veto-handhaven-op-onderhandelingen-met-albanie?harvest_referrer=https:%2F%2Fwww.google.com%2F

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

N09/10/2019 07:38

Dhe imagjino sa gjera te tjera

Shto koment

Denonco