Lajmi i fundit

LIVE/ Adi Krasta në 'A Show'

Fevziu: Kapja e mediave nga qeveria, kriminale T

Fevziu: Kapja e mediave nga qeveria, kriminale

20:42, 08/10/2019
A+ Aa A-

I pyetur nga moderatori i emisionit "Çim Peka LIVE", se si është gjendja e medias sot në Shqipëri?, duke iu referuar edhe sulmeve të qeverisë ndaj Syri.net dhe Syri TV, gazetari Blendi Fevziu është shprehur se, kapja e medias nga qeveria, është kriminale.

"Tentativa për të kontrolluar median përmes dhunës, taksës dhe shtetit është e dështuar, e marrë dhe tejet demode. Ne duhet të shohim edhe një lloj mekati që vjen nga relativizmi i fjalës.

Sot mund të pengosh diçka, por nuk mund ta ndalosh. Ti nuk ke çfarë i bën. Është një botë e madhe. Beteja e medias me të vërtetën është një betejë që do të marrë shumë kosto. Ka media që shantazhojnë biznesin. Ideja për të përdorur taksa, polici është absurde. Kapja e mediave nga qeveria është kriminale", u shpreh Blendi Fevziu..

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco