Meta mesazh të rinjve: Mos u largoni, Shqipëria ka ‘diell’ për të gjithë

Meta mesazh të rinjve: Mos u largoni, Shqipëria ka ‘diell’ për të gjithë

18:34, 08/10/2019
A+ Aa A-

Presidenti i Republikës, Ilir Meta në një bashkëbisedim me studentët në Tiranë i këshilloi ata që të mos largohen nga vendi sepse jo vetëm që atdhe nuk do të gjejnë kudo që shkojnë, por edhe sepse Shqipëria ka ‘diell’ për të gjithë.

“Kudo që të shkojmë atdhe nuk do të gjejmë. Një vend në mes të Mesdheut me resurse të jashtëzakonshme duhet t'i japim mundësi të gjithëve që të kenë një të ardhme të ndritur këtu. Shqipëria ka diell për të gjithë”,- tha presidenti.

I pyetur se si do ti bindim të rinjtë të mos largohen, Meta tha se krahas arsyes së atdhedashurisë, duhet të krijojë terren që të rinjtë të dëgjohen më shumë.

“Arsyeja atdhetare është shumë e fortë, por nuk duhet të mbetet thjeshtë e tillë. Këta janë të rinj, duan sukses, të ardhme të sigurt, disa standarde që të ndihen më mirë në vendin e tyre dhe unë mendoj se ne duhet t’i japim mundësi të kenë një rol për ti ndryshuar gjërat. Për të qenë më vendimmarrës dhe për tu dëgjuar më shumë. Sot ata nuk dëgjohen aq shumë. Nesër duhet të investojmë shumë për të gjitha ato zhvillime kur në pak kohë mund të garantojmë një aktivitet fitimprurës”- u shpreh Meta.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

t08/10/2019 20:07

Shqiperia ka diell me shume se te tjeret perqark,por e kane zënë ca re te zeza qe ska erë ti largoje

Shqiptari08/10/2019 19:53

Bukur Z. Meta! Shume mire po ben, qe zyrtarisht sic te takon si Kreu i Shtetit, u ben thirrje te rinjve qe te mos e braktisin vendin. Por ata te rinj nuk do te rrine ketu qe te ngrohen ne diell, pa pune, pa perspektive, nen terrorin e krimit dhe korrupsionit. Ata te rinje nuk jetojne, nuk ushqehen dhe nuk vishen si femijet e tu, si femijet e politikaneve te korruptuar, te ministrave hajdute, te deputeteve mashtrues, te kryetareve te bashkive, te drejtoreve te instutucioneve shteterore, te drejtoreve te policise. Ata ngrohen ne diell tek Gjiri i Lalsit, por prinderit e tyre nuk arrijne dot te bejne 10 dite pushime atje e jo me te kene ndonje hyrje apo vila luksoze si ty. Thuaj atyre te rinjve se ku i kane emrat dhe marrin rrogat pa shkuar asnje dite ne pune prej 6 vitesh femijet, niperit, mbesat, motrat, vellezerit, kuneterit dhe kunatat, nuset dhe dhendurret e femijeve e Gramoz Rucit, te Bashkim Finos, Ulsiut, Taulantit, Fatmir Xhafes, Xhackes, Spiropalit, Majkos, Gjiknurit, e te gjithe kupoles dhe deputeteve te sektit te Rilindjes. Te gjithe te emeruar pa asnje konkurim sic pretendon kryerilindasi Rama, ne halete e tij te portaleve mashtruese propagandistike Shqiperia qe duam! Dikur ne 1991, edhe ti z. Meta ishe ne moshen e tyre, kishe endrrat e tua. Ti nuk ike, jo se nuk doje, por nuk ishin hequr vizat atehere, por iu fute politikes dhe jo profesionit per te cilin u diplomove. Keto endrra kishim ne shoket e tu, ish-studentet e Dhjetorit '90?? Nga politika, pelivanlleqet dhe nga mashtrimet politike, ti nuk dole keq, u bere milioner brenda pak vitesh, pothuajse sa cereku i viteve te punes se prinderve te atyre te rinjve qe te mashtruar po braktisin vendin. Ti z. Meta, fale politikes dhe pazareve politike, i kape te gjitha postet e mundshme politike ne Shqiperi. A u the atyre te rinjve qe ty te erdhi mundesia e arte, qe te beje zgjedhje te lira, te ndershme dhe demokratike, ne vitin 2001, kur ishe Kryeministri i Shqiperise??? Te erdhi mundesia qe te realizoje endrren tone studentore qe ta beje Shqiperine si e gjithe Evropa, por nuk e bere. A u the atyre te rinjve qe ato zgjedhje te 2001, qe organizoi qeveria jote, u vleresuan nga OSBE/ODIHR, se ishin zgjedhjet me te ndyra ne Shqiperi???? E le LSI ngaqe Rama te beri President dhe partine ia le gruas! E pandodhur ndonjehere ne historite e vendeve demokratike!!! Ishe ti ai qe, per interesat e tua personale, e mbajte Ramen ne pushtet! A duhet te besojne ata te rinj tek thirrja jote? Te lutem, leri te rinjte qe te ikin atje ne Evrope, ku ligji eshte i barabarte per te gjithe, mos i genje kot me parrulla boshe patriotike sepse Evropa nuk ka per te ardhur kurre ne Shqiperi! Mos i mashtroni te rinjte, mos i merrni ne qafe! Ketu nuk ka te ardhme per ata! Te ikin pa vonese! Ky eshte rezultati i politikes tuaj 28 vjecare! Kete Shqiperi u ofruat!

Shto koment

Denonco