Përplasje të forta në PS/ Rama braktis mbledhjen për drejtorët e Shkodrës

Përplasje të forta në PS/ Rama braktis mbledhjen për drejtorët e Shkodrës

10:21, 08/10/2019

Shkodra vazhdon të mbetet qarku më problematik për Edi Ramën, ndërsa bashkia më e madhe e qarkut vijon të udhëhiqet nga demokratja Voltana Ademi.

Me nxjerrjen e mashtrimeve që Valdrin Pjetri kishte bërë në formularin e dekriminalizimit, Shkodra mbeti jo vetëm pa kryetar Bashkie, por edhe pa koordinator të PS-së në të gjithë qarkun.

Rasti ‘Pjetri’ e detyroi Kryeministrin dhe kryetarin e PS, Rama t’u kërkojë dorëheqjen të gjithë drejtorëve të administratës në Shkodër.

Dhe këtu fillon ngërçi! Prej afro dy muajsh socialistët në Shkodër nuk bien dakord për emrat e drejtorëve të rinj. Pasditen e djeshme, Rama mblodhi në selinë qendrore të PS në Tiranë, deputetët Musa Ulqini, Arben Pëllumbi, Senida Mesi e Tom Doshi si dhe kryetaren e Këshillit Bashkiak Shkodër Brisela Kadia, shkruan Faxweb.

Mësohet se deputeti Paulin Stërkaj ka shprehur kundërshti për emrat e propozuar nga Senida Mesi. I gjendur mes këtyre debateve, Rama është larguar nga mbledhja, duke u kërkuar të pranishmëve, t’i vazhdonin diskutimet mes tyre. Kjo është mbledhja e dytë qe zhvillohet mes socialistëve pas asaj të Velipojës, por pa rezultat.

Në fotot e mëposhtme shihet momenti kur Rama largohet nga mbledhja në selinë e PS.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco