Kryemadhi: Edi Rama gjithçka në jetë e ka prej Ilir Metës

Kryemadhi: Edi Rama gjithçka në jetë e ka prej Ilir Metës

17:00, 07/10/2019
A+ Aa A-

Në intervistën e saj dhënë për Abc News, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi nuk i ka kursyer shigjetimet në adresë të kryeministrit Edi Rama.

Sipas saj, shefi i qeverisë për gjithçka në jetë i është borxhli presidentit Ilir Meta.

Sipas jush Meta shërben më shumë për zgjidhjen e krizës në pozitat e Presidentit të Republikës?

“Meta gjithmonë ka zgjidhur kriza shumë të vështira si President, si deputet i thjeshtë edhe si Kryetar partie. Di të them që Meta  është një politikan që për hir të të gjithë historisë së tij politike dhe angazhimit të tij politik ka qenë nga politikanët që po të bëjmë një background të tij do të shohim që benefitet që i ka dhënë Shqipërisë janë shumë të mëdha pavarësisht se makineria e Edi Ramës prej 20 vjetësh, i cili e ka konkurruar gjithë jetën zotin Rama dhe pse zoti Rama çfarë ka në jetë e ka po prej Ilir Metës.

Ishte kryeministër Ilir Meta që ja imponoi Fatos Nanos si kryetar bashkie Edi Ramën.

Ishte po përsëri Ilir Meta që e shpëtoi Edi Ramën nga të gjitha sulmet që i bënte Fatos Nano dhe shumë grupe të tjera në Partinë Socialiste.

Ishte Ilir Meta që ja dha po përsëri shansin Edi Ramës për t’u bërë kryetar i Partisë Socialiste në 2005.

Ishte po përsëri Ilir Meta që ia dha shansin Edi Ramës për t’u rizgjedhur kryetar i bashkisë në 2007.

Në 2011 e provoi Edi Rama kur doli kundër Ilir Metës. I dha shansin përsëri në 2013 për tu bërë kryeministër, por pastaj Edi Rama pasi u fuqizua ekonomikisht dhe krijoi lidhjet e tij të forta me krimin e organizuar ndërkombëtar. Edhe me ta nuk ndenji dot pa u ngatërruar dhe pa u bërë pjesë e kësaj”, deklaroi Kryemadhi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Sehiri07/10/2019 23:07

Rrofsh o Mona per sqarimin! U dashka shkulur Edvin Mafia bashk me Ilir Meten qe të mbaroje historia e halabaklliqeve qe po marrin ne qafe gjith shqiptaret!

Tropoja07/10/2019 19:24

Cfar kini mbjell ti e Ilir Meta kini korre Ilir Meta pa asnje arsye bindese i shkoi Sali Berishes ne zyre me 1prill dhe prishi koalicionin me PD qe e rrespektoi ne max Ilir Meta u fut ne zgjedhjet e2017 duke e detyruar Bashen te bente nje marreveshje te keqe per PD me Edvinin Metes dhe Monikes nuk i dolen llogariteTani duhet ti kerkojne falje PD dhe Sali Berishes Kam bindje qe edhe tani jane te pabesueshem koha do ta provoje

krist07/10/2019 18:30

Zonja Monika,harrove te na thuash,se Edi Ramen,e kemi peshqesh prej Ilir Metes dhe per shkaterrimin e Tiranes,por edhe tani,per shkaterrimin e gjithe Shqiperise dhe popullit te saj.

Shqiptari07/10/2019 18:27

Pra, me pak fjale, e thua me gojen plote, qe fajin per kete plehren, fajin per gjemen qe zuri kete popull e paska Ilii Meta!!!

Askushi 07/10/2019 18:11

Pra faji eshte i Ilir Metes. Ilir Meta ka kontribuar qe ky njeri te zaptoj shqiperin. Sigurisht Iliri e ka bere per pazaret e tija te felliqura.

Dulla07/10/2019 17:50

Ok ! MBAJENI TANI MIKUN TUAJ ! Jeni njesoj , kein te njejtat rrenje! Ju doli i pa bese !

Luzi07/10/2019 17:39

E po i bie që, nëse e kritikojmë Ramën, peshqeshin e paskemi nga Likja, dhe RAMA IK duhet të jetë LIKE+RAMA IKNI

Gramoz07/10/2019 17:21

Me nje fjale ti Monika po na thua qe tja dim per nder Ilir Metes qe na boni gjomen me ket surrat mutin Edver Taqi Zorraxhiun, ja paskemi vu fajin kot Tos qorrit.

Shto koment

Denonco