PDK pranoi humbjen, por ja çfarë thotë Vuçiç

PDK pranoi humbjen, por ja çfarë thotë Vuçiç

23:24, 06/10/2019

“Lista Serbe ka arritur fitoren më të madhe dhe më bindëse në historinë e saj. Kështu është shprehur presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç në një konferencë për mediat në Beograd, pasi Kosova njoftoi mbylljen e procesit të votimit për zgjedhjet parlamentare.

“Lista Serbe ka arritur fitoren më bindëse. Ajo ka marrë 98. 07 për qind të votave të votuesve serbë. Ata do ta kenë një përfaqësim të fuqishëm politik në Kuvendin e Kosovës dhe do të mund të luftojnë për interesin e popullit të vet” theksoi Vuçiç.

Sipas tij, serbët e Kosovës kanë votuar në këtë formë duke treguar një dashuri të madhe për atdheun e tyre.

“Për shkak se kanë dashur të tregojnë dashurinë e madhe ndaj atdheut të tyre, Serbisë dhe këtë askush nuk mundet, nuk guxon dhe nuk do të mund t’ua marrë serbëve të Kosovës”.

Presidenti serb  ka shtuar ndër të tjera se rezultati i Listës Serbe në zgjedhjet e Kosovës, është obligim i madh për shtetin e Serbisë që të kujdeset dhe të luftojë për popullin e tij në Kosovë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco