Çollaku: LDK është forcë e parë, ja çfarë po synon Serbia

Çollaku: LDK është forcë e parë, ja çfarë po synon Serbia

22:05, 06/10/2019

Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike, Kreshnik Çollaku, i ftuar në News 24, ka komentuar zgjedhjet e mbajtura sot në Kosovë.

Sipas tij, të dhënat paraprake dhe informacioneve që disponon, LDK-ja e Vjosa Osmanit del që është partia e parë në raport me partitë e tjera që janë në garë.

Çollaku shton se, procesi i zgjedhjeve në Kosovë duhet të shërbejë si model edhe për Shqipërinë, ndërkohë nënvizoi faktin se partitë shqiptare duhet të “turpërohen” në raport me kulturën që tregojnë gjatë zgjedhjeve.

Ai theksoi se Serbia ka bërë dhe bën përpjekje të jashtëzakonshme, që Kosova të mos zgjohet të hënën me kryeministre, Vjosa Osmanin.

“Vjosa Osmani është një produkt cilësor diplomatik. Sipas informacioneve që kam, LDK-ja është forca e parë. Duke parë modelin e zgjedhjeve në Kosovë, ne duhet të turpërohemi të gjithë. Ky sens përmbajtjeje e kulture,  që na treguan  vëllezërit tanë kosovarë duhet të na bëjnë ne të skuqemi. Ky është momenti që të marrim një shembull nga Kosova. Këtu brenda na kap kjo sëmundje e hileve. Zgjedhjet e Kosovës ishin një model që duhet t’i ndjekim me admirim, dhe duhet t’i shohim si një sfidë për ne. Këto zgjedhje në Kosovë nuk do të jenë pa ndikime ballkanike. Ka pasur investime të jashtëzakonshme nga Serbia, që mos të zgjohet Kosova të hënën me Vjosa Osmanin kryeministre”, u shpreh Kreshnik Çollaku.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Daj Jaku06/10/2019 23:30

Kosova e kosovarëve, Shqipëria e E Dramës, i cili vetëm shqiptar nuk është, ky është ndryshimi.

Shto koment

Denonco