Policia jep detajet: Ja çfarë na vodhën në Ministrinë e Brendshme!

Policia jep detajet: Ja çfarë na vodhën në Ministrinë e Brendshme!

14:21, 03/10/2019
A+ Aa A-

Pasi edhe vetë Ministria e Brendshme nuk i ka shpëtuar grabitjes, Policia e Shtetit është detyruar të tregojë se çfarë i kanë vjedhur. 

Sipas njoftimit lëshuar prej saj, 'në Rrugën e Kavajës” në Tiranë, persona ende të paidentifikuar kanë vjedhur, në magazinën e Qendrës së Shërbimeve të Automjeteve të Transportit, në varësi të Ministrisës së Brendshme, disa pajisje elektronike,' duke shtuar se 'ato ishin të dala jashtë përdorimit, ishin për t’u asgjësuar'.

Pavarësisht këtij detaji, që tenton t'i ulë rëndësinë humbjeve, por jo faktit se hajdutët kanë guxuar të sulmojnë vetë institucionin e Sander Lleshit, Policia tha se 'po punonte për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Materialet janë referuar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale 'Vjedhje'.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Gramoz03/10/2019 15:02

Mos i ka ndodhur gje Llesh Lesh pershesh kimikut mor aman! Me keto ritme vjedhjesh e krimesh te tjera, duhet me rujt mos na vjedhin gjeneleshin, ça nuk pret, jetojme ne epoken e arte te ridhjerjes se Edver Taqi Zorraxhiut!

Shto koment

Denonco