'Është çmendur'/ Rama: Mediat (SYRI.net) po na bllokon negociatat

'Është çmendur'/ Rama: Mediat (SYRI.net) po na bllokon negociatat

12:07, 03/10/2019
A+ Aa A-

Rama zbulon armiqtë e brendshëm e të jashtëm: Mediat kundërshtare dhe vendet e BE-s

Me një fjalim ku ka sulmuar vendet e BE-së që nuk i kanë njohur arritjet dhe që nuk kanë në plan të hapin negociatat pikërisht prej Edi Ramës, ky i fundit nuk ka ngurruar të zbulojë edhe armiq të brendshëm.

Duke folur në parlamentin ku ka vetëm deputetë të PS-së dhe të emëruar prej tij, Rama ka vendosur të sulmojë mediat që janë kundërshtare të tij.

Por kur Rama flet për mediat, dihet me kë e ka, pasi të tjerat i ka kap të gjitha. E ka me ata që pasi u dërgoi policinë dhe shantazhoi gazetarët pse ra tërmeti me një gjysmë ore vonesë nga parashikimi i Blushit, tashmë ka hedhur ne sulm tatimet për kostot minimale të një webi online.

‘Janë mediat që shkruajnë dhe vetëm nxijnë, janë mediat që shpërndajnë lajme nëpër BE’, tha Edi Rama gjatë fjalës së tij në Kuvend.

Për Ramën, këto media janë kundër hapjes së negociatave të Shqipërisë me BE-në.

‘Janë këto mediat që shpërndajnë lajme nëpër BE dhe janë këto që nuk e duan integrimin. Po, po nuk e duan’, theksoi Edi Rama në Kuvend.

Më herët, Rama akuzoi edhe vende të ndryshme të BE-së që nuk e duan zgjerimin dhe për këtë arsye, nuk i japin ‘ok’ Shqipërisë.

‘Ka vende në BE që nuk e duan zgjerimin. BE është në debat të brendshëm, të imponuar nga dinamike e brendshme për zgjerimin dhe të lidhura me një periudhë të tërë krize që ka marrë tatëpjetën që prej shpërthimit të lumit të refugjatëve.

Shqipëria është shumë më gati seç kanë qenë disa vende të tjera. Sot secili vend i BE nuk do futej dot sepse kushtet janë vështirësuar’, tha Rama në fjalën e fjalën e tij, gjatë së cilës akuzoi të gjithë që janë kundër tij, por nuk tha asnjë fjalë për qeverinë e tij të korruptuar që është arsyeja kryesore që BE nuk hap negociatat me Shqipërinë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Gramoz03/10/2019 14:34

Edver Taqi Rrumpalla, nen udheheqjen tende te ndritur, vendi ka bere hapa perpara ne sektorin e narkotikeve, ke hapur vende te reja pune ne betonizimin e vendit, shkelqen ne pastrimin e narkoeurove duke projektuar rruge me 20 milion euro kilometrin, grabit çdo dite xhepat e farfer te shqiptareve dhe i fut ata me dekada ne borxh, me PPP te e tua te famshme. Me ty ne krye o qelbesire, Shqiperine e zoteron krimi dhe shqiptaret po sidomos rinia e pashprese po merr arratine rrugeve te botes, me keto ritme shpopullimi, nuk do jet e larget dita kur ketu do mbetesh ti o kryehorr dhe ridhjerja jote! Sigurisht, per ty qenef, fajin e ka opozita, media qe nxin çdo gje te parajses ridhjerse dhe Europa nuk diskutohet, por mbi te gjith, fajin e ka Saliu!

GENTI03/10/2019 13:39

ZOTI PEKA GJITHASHTU DHE STAFI SYRIT.NET MOS U DOREZUNI KURRË MOS KINI FRIK NGA PUSHTLLEQET KUMONISTE TE RILINDJES SE VETËM JU JENI BETEJA SHPETIMIT KOMBËTAR JAM NE GREQI KAM DIGITALB DHE JAM I NEVERITUR NGA PROPOGANDA KUMONISTE NA SHPETONI SE PO NA GLLABËROJNE ME CENSURE TV CDO GJE ESHTE NE SHERBIM TE RILINDJES KU ESHTE YLLI RAKIPI

Tani03/10/2019 13:30

Po ç'prisni nga gruaja e bilalit ju, ai apo ajo se sdim si ta quajme tani eshte e papergjejshme ,duhet ta shkulim nje minute e me pare me gjithe qeverine e ridhjerjes dhe ta hedhim ne plehra.sduhet te presim nga te huajet,apo ambasadoret te Na shpetojne nga kjo qeveri kriminelesh.

Profesori 03/10/2019 13:25

Zoti na ruajt prej shehrit e shejtanit dhe prej " gruas " se Bilal Shqipraroamerikanit.

Profesori 03/10/2019 13:14

Zoti na ruajt nga shehri e shejtani dhe nga gruaja e Bilal Shqiptaroamerikanit.

Edlir Rameta03/10/2019 12:43

Keto vende qe "sduan zgjerimin"e kane vetem me Edvin pallen, sepse maqedonise se veriut apo jugut ja hapin deren dhe dritaren per ne BE kurse per Edvin pallen ka vende qe sduan zgjerimin. O Edvin palla kaq naiv je? !sepse te cmendur te dime megjithse Mero Baze akoma ska mare vendim qe te publikoje kartelen tende mjekesore.

Shto koment

Denonco