‘Vepra e Partisë jeton': Kryepiktori i dha dërrmën armiqve të artit, Çili e Liçaj

‘Vepra e Partisë jeton': Kryepiktori i dha dërrmën armiqve të artit, Çili e Liçaj

11:14, 03/10/2019
A+ Aa A-

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani e ka krahasuar heqjen nga puna të artistëve të Teatrit, që janë kundërshtarë të kryeministrit Edi Rama në çështjen e godinës, me persekutimin  që i bëhej artistëve në vitet e diktaturës, sidomos të atyre që morën pjesë në Festivalin e 11-të.

Më ironi, Manjani e akuzon kryeministrin si “kryedrejtorin që i jep dërrmën armiqve të artit”.

Manjani shkruan: Neritan Liçaj thotë se "Drejtori i Teatrit nuk do më shkarkonte kurrë...". E besoj! Pa dyshim që Drejtori i Teatrit, si artist nuk e bën këtë ndaj kolegut.

Por çështja është që vendimet i merr Kryedrejtori. Ai këto kohë do të ketë sjellë në vëmendje Pleniumin e Partisë së Punës, që pas festivalit të 11-të, preu disa koka artistësh. Është pleniumi ku u godit dhe grupi armiqësor i Todi Lubonjës.

Nën dritën e atij pleniumi, Kryedrejtori kryepiktor i dha dërrmën armiqve të artit Sajmir Çili e Neritan Liçaj. Ndaj të na rrojë Partia e vërtetë, që megjithëse ka vdekur, vepra e saj jeton në ditët tona!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco