Mediu: Rama të marrë përgjegjësinë, jo lojëra ‘dua dialog, s’dua dialog’!

Mediu: Rama të marrë përgjegjësinë, jo lojëra ‘dua dialog, s’dua dialog’!

12:13, 02/10/2019
A+ Aa A-

Fatmir Mediu, kryetari i PR-së, tregoi sot pas takimit të aleatëve me kryetarin e opozitës Lulzim Bashën në selinë e PD se ata diskutuan për hapat që duhet të ndërmarrin si opozitë, edhe si politikë shqiptare, për të plotësuar detyrimet që garantojnë standartet evropiane për shqiptarët.

Për më tej, shtoi Mediu,  me grupe pune të caktuara, jo vetëm për platformën e përgjithshme, por edhe për reformën elektorale, të drejtuar nga ekspertë që tashmë kanë përvojë në këtë fushë, të drejtuar nga PD dhe nga partitë e tjera.

Po ashtu, Mediu reagoi edhe ndaj “gatishmërisë” së treguar nga Rama për të diskutuar mbi reformën zgjedhore me opozitën edhe në selinë e PD-së.

Z. Mediu. Kryeministri Rama dje është shprehur i gatshëm për të ardhur në selinë e PD dhe për të diskutuar me këdo për të zgjidhur sa më parë çështjen e reformës elektorale.

Mediu: Unë mendoj se është e papranueshme për një Kryeministër, për më tepër për kryetarin e mazhorancës që të bëjë gjithmonë lojëra fjalësh: njëherë “jam për dialog”, njëherë “s’jam për dialog”!

Njëherë “dua të ulem”, njëherë “s’dua të ulem”!

“Dua të vij te selia e PD” apo “s’dua të vij”!

Nuk është më çështje batutash më!Është jashtëzakonisht e rëndësishme që ne ta shohim situatën ashtu siç është, për më tepër kryeministri i vendit. Është e rëndësishme që ne të shohim kush janë problemet që ka sot Shqipëria dhe problemet janë në anën e Ramës.

Ofertën për reformën zgjedhore ne ia kemi bërë tashmë të ditur , Partisë Socialiste dhe vetë zotit Rama; ofertën për çështjet dhe problemet që ka Shqipëria  për t’u bërë pjesë e BE-së e ka parashtruar qartësisht Bundestagu dhe vendet e tjera të BE. Ka nevojë vetëm për të marrë përgjegjësi.

Përgjegjësi kryesor në këtë situatë padyshim është zoti Rama. 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco