Basha: Rama të hapë krahun e të ikë, e nxjerrim vendin nga kriza

Basha: Rama të hapë krahun e të ikë, e nxjerrim vendin nga kriza

10:33, 02/10/2019
A+ Aa A-

Kreu i opozitës Lulzim Basha ka zbuluar sot se opozita shqiptare e ka bërë planin për nxjerrjen ne Shqipërisë nga kriza në të cilën ndodhet.

Duke folur për gazetarët nga selia blu, Basha është shprehur se planin opozita ja ka dhënë Edi Ramës dhe njerëzve të tij.

‘Nëse nuk është i zoti ta zbatojë, të hapë krahun dhe të ikë’, është shprehur Basha.

Bëhet fjalë për planin me 5 pika për reformën zgjedhore që opozita e ka përgatitur dhe e ka bërë publik.

 

Pyetje: Zoti Rama tha se është i gatshëm të ulet me ju edhe në zyrën tuaj. Keni një koment për këtë çështje?

Lulzim Basha: Kjo nuk është një çështje për Bashën, nuk është një çështje për Ramën.

Shqipëria është në krizë.

Ne kemi një plan për ta nxjerrë vendin nga kriza, ne kemi një plan, një propozim për Reformën Zgjedhore. Ia kemi dorëzuar këtë plan Edi Ramës dhe përfaqësuesve të tij. Ta marrë e ta zbatojë! Nëse nuk e zbaton dot, të hapë krahun se jemi të gatshëm ta zbatojmë ne!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco