Zbulohet arsyeja e takimit të Bashës me aleatët në selinë blu/ I pranishëm dhe ...

Zbulohet arsyeja e takimit të Bashës me aleatët në selinë blu/ I pranishëm dhe ...

10:06, 02/10/2019
A+ Aa A-

Në selinë blu mëngjesin e sotëm krerët e partive aleate kanë zhvilluar një takim me kryetarin e PD-së, Lulzim Basha.

Por ndryshe nga herët e tjera, takimi këtë radhë nuk ka pasur në fokus krizën aktuale politike në të cilën po kalon vendi.

Burime zyrtare nga selia blu janë shprehur për SYRI.net se takimi ka qenë një kafe e organizuar nga Basha me David Philips, ish-këshilltar i disa presidentëve të SHBA-së dhe një aktivist i të drejtave të njeriut.

Të njëjtat burime thanë se Philips ka pirë një kafe me kryetarin e PD-së dhe aleatët e opozitës, ku mes të tjerash është diskutuar edhe për situatën politike në vend.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco