FOTO/ Takimi me kreun e parlamentit të Estonisë, Meta: E falenderova për interesin e treguar për Shqipërinë

FOTO/ Takimi me kreun e parlamentit të Estonisë, Meta: E falenderova për interesin e treguar për Shqipërinë

17:53, 01/10/2019
A+ Aa A-

Gjatë vizitës zyrtare në Estoni, presidenti Ilir Meta është pritur në një takim nga Presidenti i Parlamentit të Estonisë, Henn Polluaas.

Gjatë takimit mes tyre u theksua rëndësia e bashkëpunimit ndërparlamentar dhe domosdoshmëria për ta forcuar atë.

"Pata kënaqësinë të takohem sot me Presidentin e Parlamentit të Estonisë, z. Henn Polluaas, një personalitet i shquar. Theksuam rëndësinë e bashkëpunimit ndërparlamentar dhe domosdoshmërinë për ta forcuar atë. E falenderova për interesin e treguar për Shqipërinë dhe për qëndrimin e palëkundur në mbështetje të integrimit të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian. Ndamë vlerësimin se dy popuj me histori dhe vlera të ngjashme, kanë një bazë solide për të patur marrëdhënie miqësore e të shkëlqyera", shkruan kreu i shtetit në Facebook.

Meta ndodhet në Estoni me ftesë të homologes së tij, Kersti Kaljulaid.Gjatë takimit mes tyre Meta vlerësoi interesin e Presidentes për rajonin e Ballkanit dhe mbështetjen e vazhdueshme për Kosovën.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco