VIDEO/ Priten pyjet 200-vjeçarë në Malin e Polisit, Malltezi: Balla po kafshon mushkëritë e shqiptarëve

VIDEO/ Priten pyjet 200-vjeçarë në Malin e Polisit, Malltezi: Balla po kafshon mushkëritë e shqiptarëve

16:19, 01/10/2019
A+ Aa A-

Anetari i kryesise së Partisë Demokratike, Jamarbër Malltezi, vijon me denoncimet lidhur me masakrën që po bëhet në pyjet e vendit.

Këtë herë, Malltezi ka qenë në Malin e Polisit, në rrethin e Librazhdit, nga ku sjell foto dhe video që tregojnë se si, sipas tij, për disa milionë më shumë, po kafshohet barbarisht mushkëritë e  shqiptarëve.

Zyrtari i PD akuzon kreun e grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, deputet edhe i zonës në fjalë, si njeriu që fshihet pas kësaj maskarade.

“Tualeti i Librazhdit në veprim. Prerje pyjesh 200-vjeçarë në Malin e Polisit. Shkel ligje pafund dhe kafshon mushkëritë e shqiptarëve për ca miliona më shumë. Krim pa ndëshkim se po bëjnë gjasme sikur nuk dëgjojnë, nuk shikojnë e nuk kuptojnë. Zuzarë”, shkruan Malltezi në reagimin e tij më të fundit.

Prej datës 11 Shkurt 2016 ka hyrë në fuqi Moratoriumi i Pyjeve, i cili do të zgjasë për një periudhë 10-vjeçare. Por pavarësisht kësaj, në shumë zona pyjore të vendit vijon normalisht prerja e tyre. /SYRI.net

Image

Image

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco