FOTO/ Salianji: E ka ves, pasi i përdor njerëzit, i shet

FOTO/ Salianji: E ka ves, pasi i përdor njerëzit, i shet

15:29, 01/10/2019
A+ Aa A-

Ish-deputeti i PD-së Ervin Salianji ka reaguar pas dënimit me 4 muaj burg të Ëilliam Argeros, amerikanit që ka marrë përsipër pagesën prej 80 mijë dollarësh që Edi Rama e bëri me qëllim që të dilte në foto me Barack Obamën në vitin 2012.

Salianji shkruan në Facebook, se Rama e ka ves ti përdorë njerëzit dhe më pas i shet.

Reagimi i plotë i Ervin Salianjit:

E ka ves!! Kushdo përdoret pastaj shitet, hidhet, lëshohet dhe më pas harrohet sikur mos kishte ekzistuar.

Kështu ka ndodhur me shumë shtetas shqiptarë ish ministra, ish deputete ish kryetarë bashkie apo kriminelë janë ose në burg ose drejt burgut për shkak se i kanë shërbyer Ramës për ta ngjitur drejt pushtetit abuziv! Kështu ndodhi dhe në Amerikë.

Drejtësia vonon por nuk harron, në Amerikë nuk ka mundësi të falsifikoje dosje dhe të kërcënoje prokurore dhe gjykatës!

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shqiptari01/10/2019 15:56

Me mire se Artur Zheji kete monstren tone nuk e njeh askush. Çdo njeri, karakterin, tipin, personalitetin, veset dhe dinjitetin i krijon nga adoleshence e deri sa merr deftesen e pjekurise dhe nuk ndryshon kurre deri ne vdekje. Tur Zheji e ka patur shok qysh ne femijeri dhe njeh shume me mire se kushdo tjeter, dhe ia di veset e tij te ndyra dhe ordinere prej langaraqi, mashtruesi, batakçiu te paskrupull, ia njeh mire paburrerine, pangopesine, te keqiat dhe pabesine e tij te pacipe. Prandaj ishte i pari qe burrerisht iu largua dhe e braktisi. Ata qe nuk e njohin mashtrohen dhe bien e do te bien viktima te tij. Mos u habisni! Ne ditet ne vazhdim do t'i shihni vete viktimat e tij te keqperdorura se si do te shiten, do te telendisen e do te bien nje e nga nje, duke mallkuar diten qe pranuan te vihen ne sherbimin e tij. Tamam si Enver Hoxha dhe viktimat e regjimit te tij. Nuk keni pare asgje akoma!

Shto koment

Denonco