Tipike e narkoshtetit të Edvin Mafisë për 'luftën', në fakt korrjen e kanabisit, në Shqipëri

Tipike e narkoshtetit të Edvin Mafisë për 'luftën', në fakt korrjen e kanabisit, në Shqipëri

12:07, 01/10/2019
A+ Aa A-

Nga Sali Berisha.

Një muaj me parë, prokurori antimafia i Italisë, Gratieri, deklaroi, (a), se 1/3 e territorit të Shqipërisë është plot me kanabis. Këtë deklaratë ai e bëri bazuar në hartën reale të bërë nga filmimi nga ajri i territorit të Shqipërisë nga Guardia di Finanzia.

Përveç kësaj, (b), raporti i shërbimeve inteligjente, që i është dorëzuar Edvin Mafisë, por fshehur Presidentit të vendit, nga frika se ai do të kërkonte mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, bën fjalë për mijëra plantacione kanabisi të mbjella në 780 fshatra, të shtrira në të gjithë territorin e vendit me perqëndrim kryesor: Tepelena, Skrapari, Librazhdi, Kruja, Lezha, Mirdita, Dukagjini, Kukësi.

Qëndrimi i Edvin Mafisë dhe Gjeneral Hashashit është tipik qëndrimi i narko shtetit.

Nga njëra anë, ata fshehin realitetin, mohojnë deklaratat e Gratierit, të bazuara në të dhëna të pakontestueshme.

Nga ana tjetër, narko shteti me narko policinë e tij, korr në fshehtësi arat e kanabisit, nuk e shkatërron mallin, por narko zyrtarët pronarë të tij, narko komisarë, narko deputetë, narko drejtorë dhe narko banditë të partisë kanabiste, e magazinojnë mallin e korrur në fshehtësi nga narko policia dhe e bëjnë gati për treg duke i paguar shuma të majme narko partisë në qendër dhe në rrethe!

Këtu më poshtë keni një artikull mbi mënyrën klandestine të korrjes së arave të kanabisit, sipas porosive të Edvin Mafisë, gjeneral Hashashit dhe Ardi Balilit, badiguardit të Eskobarit.

Sipas dëshirës, mund të lexoni.

Del raporti sekret për kanabisin. Situata në vend alarmante jo vetëm në zonat e njohura për kultivimin. Në listën e “zezë” edhe Kukësi

(Sep 29, 2019)

Prej disa kohësh vendi ynë ishte larguar nga harta e kultivimeve të lëndëve narkotike, fakt ky i mbështetur edhe nga raportet e monitorimit nga ajri të Guardia di Finanza.

Por kohët e fundit duket se situata ka ndryshuar. ABC Neës ka mundur te sigurojë në mënyrë ekskluzive raportet ditore nga data 24 shtator e në vazhdim për asgjësimin e bimëve kanabis sativa në zona të ndryshme të vendit. Dhe shifrat janë të alarmante. Policia e Shtetit është munduar të centralizojë në mënyrë hermetike informacionin për aksionet e antikanabis të zhvilluar dy javët e fundit, konkretisht në Librazhd, Kukës, Shkodër, Gjirokastër, Durrës dhe Vlorë.

Arsyeja e mospublikimit të rezultateve në faqen zyrtare të Policisë së Shtetit për operacionet mesa duket është bërë për minimizuar fenomenin e kultivimit të kanabisit sativa në vend.

Aktualisht rrethi i Librazhdi mban vendin e parë me 2836 bimë narkotike të asgjësuara në Njësinë Administrative, Orenjë.
Në një aksion të vetëm të datës 24 shtator, u asgjësuan 2000 bimë kanabis sativa të kultivuara në vendin e quajtur Mali i Meçitit .

Si fajtor dhe i akuzuar për “shpërdorim detyre” polici ka gjetur një inxhinier pyjesh, por pa mundur ta prangosin atë. Lartësia e bimëve narkotike ishte nga 1.2 deri në 2.6 m e lartë, e gatshme për t’u hedhur në treg.

Në të njëjtën zonë, në vendin e quajtur Ballgjin gjatë operacionit të datës 28 shtator u gjetën rreth 720 bimë të tjera Kanabis Sativa. Në pranga përfundoi kryetari i të njëjtit fshat, pasi nuk kishte kontrolluar territorin që administron duke, mos sinjalizuar policinë lokale. Por kontrollet në njësinë Administrative të Orenjës, kanë zbuluar edhe 116 bimë narkotike të mbjellura në Shtog.

Probleme mbetet zbulimi i autorëve, pasi kodra ku ishin kultivuvuar kanabisi nuk ka pronësi.
Kukësi vazhdon të jetë në shifra të lartë në kultivimin e kanabisit. Gjatë operacionit të zhvilluar më datë 27 shator, u gjetën në vendin e quajtur Kodër Spas rreth 1035 bimë narkotike në lartësinë e 2.10 m. Edhe këtu mbjellja ishte bërë në një tokë publike, duke e pasur të vështirë të identifikohen kultivuesit.

Malësia e Shoshit është një zonë e njohur për mbjelljen e kanabis sativa. Por gjatë aksionit të datës 27 shtator u gjetën vetëm 77 bimë narkotike të mbjella në dy parcela. Ndërkohë u proceduan dy persona nga uniformat blu.

Lidhur me aksionet e ditëve të fundit antikanabis, Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesave ka nisur hetimet për të gjithë punonjësit e policive të zonave që kanë administrative pasi nuk kanë ushtruar detyre që ia ngarkon ligji. Më herët u arrestuan edhe dy efektiv të uniformave blu për të njëjtën akuzë. Po kështu shumë punonjës pyjesh dhe të administrator e kryetar fshatrash janë prangosur gjatë aksioneve të policisë, ndërkohë problem mbetet identifikimi i autorëve kur bimët narkotike mbillen në pronat publike. /ABC News

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco