Ish-ministri i Jashtëm: Kushtet e Gjermanisë kërkojnë rithemelim të Republikës

Ish-ministri i Jashtëm: Kushtet e Gjermanisë kërkojnë rithemelim të Republikës

11:24, 26/09/2019
A+ Aa A-

Pas dokumentit të fortë dhe të detajuar të parlamentit gjerman për Shqipërinë me rastin e hapjes së negociatave, ish-ministri i Jashtëm dhe eksponenti i lartë i LSI, Edmond Haxhinasto, i ka cilësuar 9 kushtet e vendosura nga Bundestagu gjerman për Shqipërinë si një rithemelim të Republikës.

I ftuar në studion e emisionit të mëngjesit `7pa5`, në Vizion Plus, Haxhinasto akuzoi qeverinë se po vijon t’i shërbejë një qëndrimi imagjinar se në vend nuk ka krizë politike dhe se negociatat me BE do të çelen.

 ‘Qeveria do t’i shërbejë qëndrimit të updetuar prej dy vitesh, se negociatat janë hapur dhe se gjithçka ka ecur mirë në këtë vend dhe se nuk ka krizë. Nëse parlamenti i një vendi si Gjermania mban një qëndrim të tille dhe vendos ato kushte, mendoj se jemi para një situate shumë serioze, sepse ato kushte në fakt kërkojnë, as më shume as më pak, një rithemelim të Republikës’, deklaroi ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco