'Kryemashtruesi i Tiranës që thotë se uji është i pijshëm, blen 28 mln lekë ujë për bashkinë!'

'Kryemashtruesi i Tiranës që thotë se uji është i pijshëm, blen 28 mln lekë ujë për bashkinë!'

14:45, 25/09/2019
A+ Aa A-

Zëdhënësja e PD, Ina Zhupa ka denoncuar me dokumenta sot, një mashtrim publik të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliajt, në një kohë kur Tirana po përjeton një krizë të tejzgjatur mungese uji, të atij uji që dihet se nuk mund të pihet. Erion Veliaj pretendon se uji që i shkon popullatës është me cilësi, por dokumentat tregojnë se ai shpenzon 28 milionë lekë për t'u blerë ujë, zyrtarëve të bashkisë!!!

Zhupa shkruan në Fb: "Miliona lekë nga paratë e qyetarëve - për tendera për të blerë ujë të pijshëm për punonjësit e Bashkisë Tiranë, ndërkohë që Veliaj propagandon se Tirana ka furnizim të vazhdueshëm edhe uji është me cilësi për t'u pirë.

Referuar dokumentave të tenderave të zhvilluar 2 vitet e fundit, bashkia Tiranë ka harxhuar rreth 28 milionë lekë për “Blerjen e uji të pijshëm për administratën e Bashkisë”. Sigurisht edhe ky tender iu dha ofertuesit më të lartë, jo vetëm kaq, por edhe në konflikt të pastër interesi, pasi kompaninë e zotëron shtetasi Elvin Tivari me 33% aksione që është njekohësisht dhe Drejtor i Departamentit të Shitjeve në UKT, institucion në varësinë e Bashkisë Tiranë.

Veliaj do të deklaronte se uji është i klorinuar dhe me gjithë parametrat kimik për t'u pirë.

Nëse uji i çezmave të Tiranes është i pijshëm me gjithë parametrat siç deklaron Veliaj, atëherë pse bashkia dhe ai vetë paguajnë miliona lekë për të blerë ujë të pijshëm për zyra, me paratë tona?!

Veliaj ose po gënjen dhe uji nuk është i pijshëm dhe ndaj realizon tendera për ujë të pijshëm për bashkinë e Tiranës -  ose po shpërdoron paratë e qytetarëve të Tiranës për të blerë ujë, kur uji është i pijshëm edhe nga çezma!

Qytetarët e Tiranës nuk kanë ujë te pijshëm, paguajnë 40% më shtrenjtë ujin e papijshëm që vjen kur i teket UKT-së dhe detyrohen të dëgjojnë propagande boshe nga kryemashtruesi i Tiranës, që e blen ujin me paratë e tyre."

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco