Përmbyten tre shkolla në Tiranë, Shahini anulon mësimin

Përmbyten tre shkolla në Tiranë, Shahini anulon mësimin

09:32, 24/09/2019
A+ Aa A-

Tre shkolla në Tiranë janë përmbytur gjatë natës dhe ministrja e Arsimit Besa Shahini ka njoftuar në Fb, anulimin e mësimit për sot.

Shahini njofton" "Për shkak të reshjeve të mbrëmshme janë përmbytur katet e para të shkollës 9-vjeçare “Sabaudin Gabrani”, shkollës 9-vjeçare “Yzberisht” dhe shkollës 9-vjeçare Lalm - të gjitha në Tiranë. Si pasojë, sot në këto shkolla nuk bëhet mësim.

Ekipet e Bashkisë dhe Ministrisë janë duke punuar në terren. Dita e mësimit sot do të zëvendësohet në një ditë tjetër ndërsa po përpiqemi që këto shkolla të hapen nesër."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco