‘Policia nuk kishte hallin e lajmit, kërkonin Çim Pekën’

‘Policia nuk kishte hallin e lajmit, kërkonin Çim Pekën’

21:41, 23/09/2019
A+ Aa A-

Gazetari i Syri.net Aurel Rakipllari ka folur në Syri Tv edhe për shoqërimin në polici.

‘Disa minuta pasi hodha lajmin dhe e fshiva 5-6 oficerë kanë mbërritur në redaksi dhe policët kanë filluar të bëjnë pyetje ‘A është këtu z. Çim Peka’. Pastaj unë kam dalë vullnetar për tu shoqëruar në polici. Jam shoqëruar me një mënyrë të ashpër, Ishin 3 makina policie. Me fenelina të ndezura. Më janë sekuestruar telefonat. Ka qenë Ardiu Veliu, Tonin Vocaj si edhe drejtori i antiterrorit. Ka zgjatur pyetja deri në orën 5 të mëngjesit. Pyesnin për gjëra që nuk ka lidhje me lajmin. I paraprinin përgjigjes që duhet të jepja. Një prej shefave që ishte i Antiterrorit ka përdorur një gjuhë fyese kur kërkuam avokatin duke na thënë se do ju mbaj në paraburgim. Jam lënë i lirë sot rreth orës 5.00 të mëngjesit, pasi dikush dha urdhër nga lart.Më është përmendur që do thirrem sërish në Prokurori. Ndërkohë që tani jam person në hetim. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

termeti23/09/2019 22:34

Ti Tonin Vocaj ne te gjitha kohet ke henger si rralle te tjere. Ti duhet te jesh shum sahan lepires qe ke rezistuar kaq shume. Ti ose je trim i papare ose je burracaku me i madh dhe i fshehte qe ruhet shume per ato qe ben. Si ka mundesi qe ti zoteri u ke rezistuar gjith ministrave PS dhe PD . Ke qen ne Pd ne kohen me te mire te tyre 92-97 dhe pastaj ke vazhduar me Neritan Ceken ministri i rendit ne 97 ke qen shef komisariati ne Tirane. Si ka mundesi qe ke dal kaq i paster dhe akoma ke qendruar edhe ne kohen e lulezimit te droges ne te gjithe vendin dhe se fundmi me keta komunistat e Rilindjes. Si ke fytyre ti me drejtuesit e tjere te arestoni edhe gazetare qe nje lajm per termetin jau kan dhen edhe familjeve e femijeve te tyre. Kjo do te thote qe ata ashtu i kan mare te dhenat ashtu e kan dhen lajmin ne menyre urgjentesi per njerezit dhe koleget e tyre edhe per te tjeret. Njesoj. Kjo tregon qe ata jane te pafajshem. Njerezit kan ikur me shum nga tmeri i termeteve jo nga lajmi qe dhane keta vecanerisht sepse njerezit e kuptojne kush genjen e kush e perdor per qellime politike. Turp te keni po fundi juaj do jet i turpshem.Pse doni ta arrestoni Cim Peken ku krahasoheni ju me te apo se eshte real e patriot. Turp te keni ju kepuce qelbur.Ky eshte urdheri i sorosit ju plehrat e tij. Populli kupton cdo gje tani dhe fundi po ju vjen.

t23/09/2019 21:57

Shih ku ka degjeneruar policia,shefat me te medhenj te policise vine per te shoqeruar ne polici njegazetar te thjeshte,per çfare,per nje info te thjeshte qe nuk i beri dem askujt

Shto koment

Denonco