Gazetari i Syri.net: Ja si më bënin presione politike në polici Ardi Veliu dhe Tonin Vocaj

Gazetari i Syri.net: Ja si më bënin presione politike në polici Ardi Veliu dhe Tonin Vocaj

21:32, 23/09/2019
A+ Aa A-

Kryeredaktori i Syri.net, Artan Cena dhe gazetari i Syri.net Aurel Rakipllari, në një bisedë për Syri Tv kanë sqaruar të gjithë shoqërimin dhe presionin që u është në Drejtorinë e Policisë nga drejtuesit e policisë pas ndalimit që u është bërë pas publikimit të një lajmi për një tërmet që pritej të ndodhej.

Gazetari Aurel Rakipllari, tha se ka qenë vetë drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ardi Veliu që e ka marrë në pyetje, bashkë me Tonin Vocaj dhe drejorin e Antiterrorit, të cilët sipas tij gjithë kohës kanë dalë jashtë kompetencave të tyre duke u treguar krejtësisht politikë në pyetjet e tyre.

‘Gjithçka mori spunto nga një lajm i Top-Channel që kishte disa orë që qarkullonte ku bëhej fjalë për një sizmiolog grek ku thuhej që pritej një tërmet tjetër, ku do të kishte përmbytje të mëdha. Ndërkohë që një printscrean u bë virale në rrjet nga një tjetër portal që thoshte se do të kishte tërmet në orën 23 ,30. Po të kisha qëllim për të përhapur panik, nuk do ishte gjëja e parë që të telefonoja familjen ku kam marrë bashkëshortin dhe i kam thënë merr djalin dhe dil jashtë. Lajmi në Top Channel ka qene pothuaj gjatë ditës së djeshme, çfarë thoshte sizmiologu grek, kur pritej të ndodhte tërmeti e kështu me radhe,  

Ne kemi qenë disa gazetarë në redaksi dhe kemi lëvizur. Vendosa ta publikoj që njerëzit të merrnin masa. Lajmi ka qëndruar në portal jo më shumë se dy-tre munita E km fshirë. Kam kërkuar ndjese, kemi bërë përgenjështrimin

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco