Fake shtet që jeton nga Fake lajme

Fake shtet që jeton nga Fake lajme

19:59, 23/09/2019
A+ Aa A-

Sa herë u është dashur të dalin nga situata, ata kanë prodhuar lajme me poture, me arrestime, me çështje sigurie, ca rozë dhe ca blozë, me të vetmin qëllim shfokusimin e vëmendjes nga problemet reale të vendit. Ky Shet Fake që nuk mban e nuk mbron qytetarët e tij, jeton vetëm me lajmet e porositura, me gazetarë dhe analistë të paguar. Propaganda për çdo gjë dhe mbi të gjitha. Zërat kundër apo kritikë intimidohen, ju hiqet mikrofoni, ju bëhet presion me ligje dhe gjyqe, sepse u duhet mbyllur goja.

Si në rastin kur hajduti thotë kapeni hajdutin, u vërsulën në një situatë ku lajmin fake e prodhuan ata që duhet tu shërbenin, por policia trokiti në derën e medias kritike. Shteti Fake u nxjerr dhëmbët gazetarëve duke dhënë mesazhin se edhe mund t’u arrestojmë. Këtë e bëjnë ata që duheshin arrestuar me dhjetra herë për lajmet fake! Madje këta arrijnë deri aty sa të venë në lojë paralajmërimet nga ekspertët e fushës, duke e trajtuar të vërtetën pa respekt sa herë nuk është në interesin e tyre. 

Puna e tyre më e madhe ka qenë fasada dhe krijimi i perceptimit se punojnë, se respektojnë ligjin dhe institucionet, pasi kjo mjafton për ata, nuk kanë rëndësi rezultatet, indikatorët, arritjet, por vetëm si e perceptojnë të tjerët, si e percepton popullata. Për këtë investojnë, blejnë, ndajnë ofiqe dhe tortë pushteti. Ky quhet Fake Shtet ose Deep State. Media, oligarkë apo punonjës të administratës publike janë vënë në shërbim të kësaj skeme. Kjo fsheh të vërtetat e dhimbshme, të një realiteti ulëritës.

Opozita linçohet, diskualifikohet, çdo zë kritik tentohet të anatemohet, sepse të vërtetat duhen mbytur me fasadën e qeverisë që punon për “Shqipërinë që duam” e pallavra të tjera si kjo. Por, gjithmonë ka një hapësirë mediatike që nuk mbytet dot dhe Shteti Fake synon ta “disiplinojë” me ligj, këto janë portalet. Ndaj shyqyr që i kemi, të gjitha portalet opozitare që i nxjerrin bojën kësaj Qeverie dhe propagandës së saj. Askush nuk na e mohon dot të drejtën e fjalës dhe shprehjen e së vërtetës pëtej fasadës qeveritare. Fake State përmes fasadës së fake lajmit i them jo, sot e përgjithmonë!

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco