Edhe Arta Marku në sulm ndaj “Fake News”

Edhe Arta Marku në sulm ndaj “Fake News”

19:35, 23/09/2019
A+ Aa A-

Nuk mund të mungonte as kamikazja e rilindjes Prokurorja e Përgjithshme (e përkohshme), Arta Marku, në ofensivën e qeverisë kundër Fake Neës. Pas Ramës, Llleshajt, Xhaçkës, Shahinit Braçes që fajësuan me radhë mediat, ajo i ka dërguar një kërkesë Prokurorisë së Tiranës që të nisë vlerësimet, sa i përket përhapjes së lajmit fals për tërmetet, mbrëmjen e djeshme. Pak orë përpara se Prokuroria të nxirrte njoftimin e saj zv kryeministri Braçe deklaroi: “Autorët e këtij lajmi të rremë do të përballen me ligjin në fuqi. Forca e ligjit do t’i japë fund këtij dezinformomi. Loja me lajm të rremë duhet të marrë fund ligjërisht. Askush nuk ka ndërmend sot dhe as nesër që të falë lotët e të qarave të foshnjave, që dëgjoheshin dje. Nuk kam ndërmend të fal akthin e prindërve dje me fëmijët në prehër. Nuk kam ndërmend të fal mundimin e të moshuarve. Nuk kemi ndërmend t’i falim dhe nuk bëjmë kompromis me atë që ndodhi dje. Kush nga këta që mendon se çudia më e madhe zgjat 3 ditë, madje dhe ata politikanë, si ai që ka munduar këtë popull për 30 vite, nuk do ja dalë”, tha Braçe. Menjëherë receptorët e Arta Markut që është ne garë për tu bërë prokurore e përhershme, e kapën sinjalin.

Njoftimi i plotë:

Prokurorja e Përgjithshme  znj. Arta Marku kërkoi  nga  Pokuroria  pranë Gjykatës  së Shkallës së Parë Tiranë, vlerësimin e menjëhershëm ligjor  në lidhje me dyshime për përhapjen në publik të informatave/njoftimeve të rreme që ngjallin panik dhe pasiguri tek qytetarët.

Në mbështetje të neneve 38 dhe 50/1 të Ligjit nr.97/2016 ”Për Organizimin dhe Funksionimin  e Prokurorisë  në Republikën e Shqipërisë”, pa cënuar sekretin hetimor Prokurorja e Përgjithshme znj. Arta Marku kërkoi gjithashtu  informacion në lidhje me mënyrën e trajtimit të materialit

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco