E vërteta e lajmit për 'tërmetin e madh', që nxori Tiranën nëpër rrugë

E vërteta e lajmit për 'tërmetin e madh', që nxori Tiranën nëpër rrugë

11:33, 23/09/2019
A+ Aa A-

Me të drejtë një lajm i hedhur me urgjencë pas tërmetit të mbrëmshëm, 3.8 ballë, që preku kryeqytetin në orën 22.08 minuta hedhur në rrjet nga disa media online bëri që mijëra qytetarë, të braktisnin shtëpitë dhe të mbushnin rrugët dhe sheshet e Tiranës.

Lajmi ngrinte alarmin, se lëkundjet edhe më të mëdha se ato të orës 16.05 minuta të të shtunës, do të përsëriteshin brenda mesnatës. Mes mediave dhe gazetarëve të tjerë edhe ai i Syri.net, Aurel Rakipllari, në kushtet e presionit individual duke ju referuar një botimi të përhapur në mënyrë epidemike në rrjet, publikoi një lajm me një titull emocional, por në thelb me qëllim shërbimi ndaj qytetarëve në kushte emergjence, të cilin Edi Rama nuk e la të binte në tokë.

Image

Mendoi se i kishte ardhur në shteg media më popullore dhe e lexuar në Shqipëri, e cila e zhvesh çdo ditë me fakte e dokumente nga `rrobat` e dala boje të propagandës e fasadës së qeverisjes së tij klepto-kriminale.

Por si është e vërteta e këtij lajmi dhe kronologjia e tij, e cila ngre mjaft dyshime mbi të cilat duhet të hetojë vërtet policia e Lleshit dhe prokuroria e Markut, që nxituan mbrëmë gjithë natën së bashku me ministrat e Ramës, që të bëjnë thirrje publike për burg dhe mbyllje të Syri.net?!

Gjatë gjithë ditës së djeshme, publiku i stresuar nga tërmetet që nuk pushonin, përjetuan një “tërmet” tjetër më të madh; atë të propagandës së Rilindjes me në krye Edi Ramën. Ndërkohë që njerëzit prisnin që qeveria të “bombardonte” opinionin në media dhe në rrjetet sociale me specialistë të fushës së sizmiologjisë, gjeologjisë, ndërtimit, psikologë e sociologë, që të kthjellonin qytetarët se si duhej të vepronin në këtë situatë paniku, “tërmeti” i vërtetë që përjetuan ishte ai i ministrave të Ramës e Lali Erit (me gjithë shpurën e bashkisë) të cilët trokisnin kot më kot  nëpër dyer qytetarësh dhe duke shpërndarë supë me kamerave nga prapa.

Image

Por gati të gjithë ministrat e qeverisë dhe madje, edhe vetë shtabi i emergjencave deklaronin live se tërmetet do të vazhdonin dhe qytetarët nuk duhej të qëndronin në shtëpi. Këtë situatë e rëndoi edhe më shumë një intervistë e transmetuar me urgjencë në, Top Chanel, me sizmiologun e njohur grek Akis Tselentis i cili jo vetëm që i mëshonte një tërmeti shkatërrues në orët në vijim, por madje ngrinte edhe alarmin për përbmbytje të mëdha.

Këto paralajmërime apokaliptike ishin vënë në dukje, që në titullin e madh të kronikës dhe shkrimit. Pas kësaj deri vonë natën, në të gjitha mediat pranë qeverisë dhe deklaratat e eksponentëve të lartë të PS dhe bashkisë Tiranë, qytetarëve ju bëhej thirrje që të mos qëndronin nëpër shtëpi.

Aq e theksuar ishte kjo propagandë, e bërë jo nga specialistët por nga qeveria dhe partia, sa që një nga gazetarët më të afërt të Edi Ramë u detyrua që të shkruaj një editorial, ku kritikonte këtë strategji dhe bënte thirrje që ministrat dhe shtabet e emergjencave të ndalonin me këtë lojë e të merreshin me punë konkrete që ndihmojnë qytetarët.

“Duket se prioriteti kryesor i qeverisë, sot e në ditët në vazhdim, është që të duket se është në krye të punëve për të shmangur pasojat e tërmetit. Ka një vërshim njoftimesh dhe lajmesh që flasin për qendra emergjence, vende ku të grumbullohen të dëmtuarit, ku të kërkojnë ndihmë etj. E gjitha duket pak qesharake, pas një paniku, i cili prodhoi më shumë emocione se sa dëme reale.

Akoma më qesharake, dukeshin njoftime të Qendrës së Emergjencave për të fjetur jashtë, apo ministrave që i kish kap zilia për parashikimet e Ilir Metës dhe lajmëronin që tërmetet do të vazhdojnë”.

Kështu shkruante Mero Baze në editorialin e tij.

Image

Pra e gjithë dita ishte mbarsur me panik dhe thirrje nga vetë qeveria, që tërmetet do të vazhdojnë dhe qytetarët nuk duhej të qëndronin në shtëpitë e tyre.

Vetëm pak minuta pas tërmetit prej 3.8 ballë të orës 22.08 minuta, në rrjet shpërtheu një `print scrin` i një lajmi të gazetës “Shekulli” i cili faktikisht i referohej Top Chanel.

Image

Image

Image

Këtë lajm e rimorrën, edhe disa portale të tjera këtu dhe në Kosovë. Mes tyre, edhe gazetari i Syri.net Aurel Rakipllari. Vetëm dy minuta pas botimit të tij drejtuesit e media sonë reflektuan urgjentë nga kjo grackë, ku kishte rënë gazetari në shpejtësi e sipër. Urdhëruan heqjen e tij dhe u botua menjëherë një thirrje qetësuese për qytetarët, që kishin pushtuar rrugët dhe sheshet e kryeqytetit.

Image

Pavarësisht se ministrat e Ramës dhe qendrat e emergjencave gjatë gjithë ditës kishin bërë thirrje që qytetarët të mos qëndronin në shtëpi, siç e kishte konstatuar edhe Mero Baze, Edi Rama kapi në ajër këtë nxitim të gazetarit Rakipllari dhe ngriti një furtunë linçuese ndaj nesh. Si kurrë më parë një ministër i rëndësishëm (Olta Xhaçka) doli urgjent në konferencë shtypi dhe kërkoi burg për gazetarët. Edi Rama nuk u përmbajt me fjalët, duke e vënë Syri,net në qendër të ciklonit. I njëjti që shkruante në FB, se qytetarët duhet të rrinin të qetë pasi “kriminelët” e Syri,net po përhapnin panik, u largua rreth orës 11.00 drejt Rinasit dhe fluturoi duke braktisur Shqipërinë dhe këtë e njoftoi vetëm sot në mëngjes.

Policia bastisi menjëherë pas kësaj zyrat e Syri. net, duke shoqëruar dhe marrë në pyetje gazetarin, Aurel Rakipllari, i cili dha shpjegimet e nevojshme dhe tani është i lirë. Duhet të theksojmë se vetë redaksia e Syri. net i dorëzoi policisë telefonat e punës, ku gjendet gjithë historiku i përditshmërisë, pa asnjë lloj kompleksi sepse nuk kemi se çfarë të fshehim.

Ndërkohë, Endri Fuga, ka iniciuar një tërmet të vërtetë në rrjet ku kërkohet linçimi dhe mbyllja e kësaj media që prej shumë vitesh, zhvesh nga propaganda lustruese këtë qeveri që ka përzënë nga vendi (dhe jo nga shtëpitë për një natë prej frikës nga tërmeti) gjysmë milioni shqiptarë.

Gazetari ynë bëri një gabim profesional momental, duke rënë në grackën e lajmeve të shpejta që qarkulluan në rrjet dhe për këtë reflektuam urgjentisht, edhe duke kërkuar ndjesë ndaj qindra-mijë ndjekësve tanë. Por shantazhet, kërcënimet dhe grupet e posaçme hetimore ndaj mediave të lira të Ramës njësoj si në kohën e diktaturës, jo vetëm që nuk na trembin dhe dekurajojnë, por përkundrazi: na forcojnë më shumë dhe na bindin që jemi në rrugë të drejtë e në krah të shqiptarëve të ndershëm përball kësaj, qeverie klepto-kriminale.

     

     

     

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    krist23/09/2019 19:31

    Ky problem qe qenka krijuar nga nje njoftim parap[rak,per te marre masa ne mbriojtje,nga termeti,na nxorri ne balle edhe nje fakt tjeter,qe qeveritaret dhe maxhoranca perpiqet ta fshehe,por dielli,nuk fshihet me shoshe.Pra Syri.Net,qenka nje portal mediatik,qe u ndiqka,prej pothuaj te gjithe popullsise,sa qe vete mxhoranca,po e deklaron ,se mbas ketij njoftimi te Syrit,e gjithe Tirane,na qenka mobilizuar "e trembur"por ama qe ndiqka vetem Syrin,per cdo njoftim,qe paska te beje me sigurine per jeten.

    altini23/09/2019 14:55

    Gafa e gazetarit te Syrit eshte shume e rende. Pavaresisht sulmit te qeverise se hajduteve ndaj Syrit, nuk mund te kalohet me justifikime. Le te sherbeje si nje shembull per te gjithe gazetaret, ne mbajtjen e pergjegjesise per ato cfare thone dhe shkruajne. Do u sugjeroja gazetareve te lexojne pak me shume dhe te mos e hane sapunin per djathe. Eshte plotesisht rasti i shprehjes "hedh nje budalla nje gur ne lume ........".

    Anonim23/09/2019 13:31

    Fakti qe dhe gazetari juaj ra ne gracken e thashethemeve eshte krejt normale,dhe fakti i mungeses se profesionalizmit ne ato momente eshte i justifikuar,duke patur parasysh situaten tejet te tensionuar verdalle...por si e justifikojne spiropalin qe nxori nje sekret shteteror,kete nuk po na e thone kokat e medha te qeverise...e per me teper nuk po shprehin asnje ndjese publike per gjithe palacollekun qe bene,duke u tallur me nje ceshtje kaq serioze....te shofin nje here maskaralleqet qe bejne vet nen driten e diellit e pastaj "te eksekutojn" nje gazetar i cili nen presion shume te larte (pasi gjendja ka qene vertet tronditese dhe mendjen me te kthjellet do e trulloste) beri nje paralajmerim duke ju referuar nje mediaje tjeter...nese jane kaq te mire te shkojn te mbyllin top channel ,apo ate s'e bejn dot,se ashtu jane ca muhabete... Turp per keta palaco qeveritar(turp ti quash qeveritar se jane thjesht palaco te neveritshem) Respekt per gjithe mediat e gazetaret qe dalin mbi llumin,e luftojne per fjalen e lire.

    Edi23/09/2019 13:02

    Juve duheni mbyllur brenda dites, dhe per me teper duhet te ndiqeni penalisht jo vetem per termetin, po edhe per tere keto komente per qeverine apo per kedo, aspak professionale, dije keni perhapur nje lajm te rreme dhe keni ngjallur panik ne mijera njerez. Kjo sepse jeni gazetare te shitur dhe aspak profesional dhe injorant. Cfaredo lloj halli te kete nje gazete me qeverine apo me kedo, nuk mundet te shkruaj: narkoshteti dhe krimineli kryeminister e tere ato te tjera. Nuk e di pse jeni akoma te lire dhe nuk jeni ne burg. Une jetoj ne Itali dhe nqs ketu fyen presidentin apo kryeministrin ndiqesh penalisht dhe perfundon ne burg. Cfardolloj gazete apo televizioni te jesh. Fyerja publike perben veper penale aq me teper kjo qe keni bere dije perben nje akt terrorist ne dem te mijera qytetareve e jo te KM. Juve jeni pa din e iman dhe e mbani veten per intelektuale, por juve jeni thjesht ajo shtresa e ulet e shoqerise qe e mban peng ate vend te eci perpara. Po e mendoj dhe pergjigjen qe dikush prej juve do japi nese do e lexoj kete mesazh. Do thoni qe jam me Ps prandaj shkruaj kshu. Kjo ndodh se jeni pa integritet dhe jam i bindur qe jeni thjeshte nje bande qe mendoni nga mengjezi ne darke jo per te dhene lajmin te paret por per te shpikur ndo1 lajm si te godisni Ramen dhe qeverine. Juve nuk i duheni askujt dhe shpresoj qe te jete rasti qe te mbylleni perfundimisht.

    t23/09/2019 12:54

    Vetem nje idiot apo keqdashes mund ta interpretoje gabim parashikimet e grekut.Ai e thote qarte qe nje termet tjeter do jete sigurisht shkaterrues mbi ato shtepi qe jane demtuar heren e pare.Me qarte nuk ka. Kesaj i thone merre si te pelqen dhe pislliku,poshtersia etj u be nga qeveria qe ne vend te merreshin me mashtrusin ne krye te topchanel,merren me ata lqe ibene copy-paste deklaratave te sismologut grek te topi.

    Klikime23/09/2019 12:42

    Jam shume dakort me faktin qe ju nuk ishit te paret qe e perhapet lajmin. Ama nuk jua fal dot menyren se si ja keni vene emrin lajmit. Eshte jashtezakonisht e shemtuar. JA NE CFARE ORE ?!?!?!?!?! qe praktikisht duhet ta klikosh per te pare oren. TURP TJU VIJE!!!! Nuk ka fjale per justifikime. Jeni po aq fajtore sa ate qe kane nxjerre lajmin. Shfrytezuat rastin ne menyren me te shemtuar. Po te ishit aq te shqetesuar, traumatizuar dhe te mendonit per te miren e qytetareve traumatizuardo publikonit orarin me te medha dhe jo kto tituj te neveritshem.

    Test23/09/2019 12:33

    lereni justifikimet...kerkoni ndjese publike. a keni mundesi te beni nje artikull te thjeshte me 2 rrjeshta.. JU KERKOJME NDJESE PUBLIKE per lajmin e paverte qe thame. kaq nuk e beni dot...

    arben23/09/2019 12:21

    ti ishe i pari qe dole me orar te sakte dhe qe e mate sa balle do ishte.

    Shto koment

    Denonco