Dom Gjergj Meta: Miq, jeta jetohet sot! E nesërmja nuk është në dorën tonë!

Dom Gjergj Meta: Miq, jeta jetohet sot! E nesërmja nuk është në dorën tonë!

11:16, 23/09/2019
A+ Aa A-

Prifti katolik, dom Gjergj Meta, nga Dioqeza e Rrëshenit, i ka dërguar një mesazh sot qytetarëve shqiptarë të tronditur nga tërmetet. “Të dashur miq, - shkruan dom Gjergj Meta në Fb. - Pas kësaj fundjave plot panik, i ligjshëm pjesërisht, por pjesërisht i pajustifikuar, sidomos kur përhapet nga njerëz të papërgjegjshëm, ndjej t'ju uroj një javë të bukur.

Jeta jetohet sot. E nesërmja nuk është në dorën tonë. Ta lëmë natyrën në ligjësinë e saj e të mos e kompromentojmë me ligësinë tonë.

Ne kemi në dorë të ndërtojmë marrëdhënie të mira me njëri-tjetrin: kjo është natyra jonë. Toka, universi ka ligjësitë e veta e i rregullon vetë.

Po ta keni vënë re sot në mëngjes dielli ka lindur përsëri e toka rrotullohet rreth tij. E do të vazhdojë të jetë kështu. Të marrim në dorë universin tonë njerëzor.
Ne kemi në dorë ta bëjmë dashurinë forcën tërheqëse të këtij universi njerëzor, duke dashur Zotin dhe njëri-tjetrin. Kështu do të krijojmë komunitet solidar që kthehet në shpresë për të gjithë dhe kemi shumë nevojë, sidomos në çaste të vështira. Lart zemrat e vazhdojmë rrugëtimin! Ditë të bukur,” përfundon prifti katolik, mjaft aktiv në median shqiptare.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Nana23/09/2019 12:56

Dmth hajde shesim fiq qe te jetojme. Ok e kapem mesazhin.

Shto koment

Denonco