'Tërmeti ra sepse Ai i poshtri nuk e nxorri dekretin që ta ndalonte'/ Artisti tallet sërish me Spiropalin

'Tërmeti ra sepse Ai i poshtri nuk e nxorri dekretin që ta ndalonte'/ Artisti tallet sërish me Spiropalin

22:11, 22/09/2019
A+ Aa A-

Bashkë me lajmet mbi pasojat e tërmeteve të djeshme, në qendër të opinionit publik është edhe ministrja Elisa Spiropali, e cila vetëm pak muaj më parë do të tallej me paralajmërimin e presidentit Ilir Meta lidhur me rrezikun e lëkundjeve të forta sizmike në vend.

Artisti shqiptar që jeton në Itali, Avni Delvina, publikon një tjetër grafikë, ku në qendër të saj është Spiropali dhe ministra të tjerë të qeverisë Rama.

“Grafikë nga cikli "Tërmeti ra sepse Ai i poshtri nuk e nxorri dekretin që ta ndalonte" Një shikim optimist impresionist i halleve të popullit, duke ja futur hallet popullit me pak muzikë në kopshtet e Claude Monet me zambakë uji....që populli të ndihet më mirë”, shkruan artisti Avni Delvina mbi grafikë.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco