Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Bllofi me propagandën për tërmetin/ Veliaj përdor foto të vjetra për 'ti qarë hallin' qytetarëve

Bllofi me propagandën për tërmetin/ Veliaj përdor foto të vjetra për 'ti qarë hallin' qytetarëve

20:56, 22/09/2019
A+ Aa A-

Pasditen e djeshme Shqipëria u godit nga një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.8 i shkallës Rihter, i cili u pasua nga shumë lëkundje të tjera.

Lëkundjet e fuqishme shkaktuan mbi 100 persona të plagosur me lëndime të lehta si dhe dëme të shumta materiale, në ndërtesa, apartamente, shtëpi banimi dhe objekte të tjera, kryesisht në qytetin e Durrësit, ku dhe ishte epiqendra e tërmetit dhe në Tiranë.

Tërmeti u cilësua nga IGJEUM si më i fuqishmi që ka goditur Shqipërinë në 30 vitet e fundit.

Lidhur me tërmetin e fuqishëm, ka reaguar edhe Erion Veliaj, i cili pasi “iu qau hallin” për dy muaj rresht me propagandë banorëve të kryeqytetit për mungesën e ujit të pijshëm, së fundmi ka vendosur të shprehë “gatishmërinë” e tij ndaj të prekurve nga tërmeti.

Veliaj ka publikuar në faqen e tij të “propagandës” në “Facebook”, se tek Bashkia e Tiranës është ngritur një pikë ndihmash për të prekurit nga tërmeti i djeshëm.

Ai shkruan:

Aktivitetet për fëmijët  do të vazhdojnë normalisht – dje kuptuam sa nevojë kemi të kalojmë më shumë kohë me njëri-tjetrin e të shijojmë jetën!  Tek Bashkia Tiranë kemi vendosur një pikë ndihmash për të prekurit – të lutem sill rroba dhe ushqime kur të dalësh. #TiranaStrong 

Mirëpo fotot e përdorura në këtë postim, rezultojnë të jenë ato që jenë realizuar disa muaj më parë, për t’iu ardhur në ndihmë banorëve të Qarkut të Korçës, të cilët u prekën nga tërmeti i 1 qershorit të këtij viti.

Që Veliaj e përdor propagandën e tij thuajse në çdo postim dhe dalje të tij në media, kjo nuk përbën diçka të re, por që të përdorësh propagandën edhe në një fatkeqësi natyrore si kjo, është vërtet diçka e neveritshme dhe fyese ndaj qytetarëve./joq/

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco