‘Tirana mezi po i kryen punët e veta’, Haradinaj: Disa po u kërkojnë këshilla

‘Tirana mezi po i kryen punët e veta’, Haradinaj: Disa po u kërkojnë këshilla

15:40, 22/09/2019
A+ Aa A-

Kandidati për kryeministër nga koalicioni AAK-PSD, Ramush Haradinaj ka takuar sot qytetarët në Podujevë, me të cilët ka bashkëbiseduar për temat e ndryshme.

Në një moment, ai ka kritikuar edhe disa politikanë kosovarë të cilët, sipas tij, “shkojnë në Tiranë për t’u këshilluar, e Tirana mezi po i kryen punët e veta.

“Ka njerëz tanë që po shkojnë në Tiranë, a Tirana mezi po i kryen punët e veta. Po ata shkojnë atje me marr drejtimin qysh me u qeverisë Kosova, se nuk po guxojnë ose s’po besojnë që edhe ne jemi popull, jemi shtet, mund të qeverisim veten”, ka thënë Haradinaj.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Alf22/09/2019 17:24

Te drejt ke o ramush,interesi mbi te gjitha,dhe ju kosovaret e njihni mire interesin,me sa shoh me shume te intereson serbia se shqiperia.

Shto koment

Denonco