Tërmeti/ Kisha Katolike: Ndihmë e solidaritet, shtëpia është e Zotit dhe e mikut

Tërmeti/ Kisha Katolike: Ndihmë e solidaritet, shtëpia është e Zotit dhe e mikut

14:11, 22/09/2019
A+ Aa A-

Kisha Katolike ka reaguar pas tërmetit të fuqishëm që ra ditën e djeshme dhe lëkundjeve që ende vazhdojnë në vend.

‘Dita e diele, që për ne besimtarët është momenti kulmor i takimit me Zotin e jetës, na ka gjetur të bashkuar në lutje si dhe do na gjejë sërish të bashkuar në ditët në vazhdim.

Ftojmë, nxisim dhe bëhemi mbartës për të mos harruar shenjën dalluese të popullit dhe të kombit tonë, që është solidariteti, ndihma dhe shpresëdhënia për kapërcimin e kësaj gjendje’, thuhet ndër të tjera në mesazhin e Kishës Katolike.

Mesazhi i plotë i Kishës Katolike:

Të nderuar qytetarë të Kombit tonë Shqipëri, në veçanti ju të prekur më së shumti nga kjo katastrofë natyrore, Kisha Katolike në Shqipëri, solidarizohet me të gjithë ju, individë dhe familje, që dje dhe gjatë natës së sotme përjetuat çaste me të vërtetë të dhimbshme si pasojë e tërmetit.

Me anë të këtij mesazhi duam të shprehim solidaritetin tonë si dhe duam t’i qëndrojmë pranë secilit prej jush duke u angazhuar së pari në lutje, duke ja besuar Zotit rimëkëmbjen dhe kapërcimin e situatës por edhe duke vënë në dispozicion përkrahjen tonë konkrete përmes strukturave të saja.

Dita e diele, që për ne besimtarët është momenti kulmor i takimit me Zotin e jetës, na ka gjetur të bashkuar në lutje si dhe do na gjejë sërish të bashkuar në ditët në vazhdim.

Ftojmë, nxisim dhe bëhemi mbartës për të mos harruar shenjën dalluese të popullit dhe të kombit tonë, që është solidariteti, ndihma dhe shpresëdhënia për kapërcimin e kësaj gjendje.

Përkrahim ndihmën dhe angazhimin e strukturave shtetërore në dobi të qytetarëve.

Popull dashamirës dhe mirëdashës, ‘shtëpia është e mikut dhe e Zotit’. Miqtë tanë vëllezër sot kanë nevojë më shumë se kurrë për ne. Le të mos perëndojë dielli pa e pas kryer solidaritetin tonë.

Zoti e bekoftë Shqipërinë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco