‘Rama erdhi më parashutë’, ironia e Manjanit: Hajde mbaje propagandën tani!

‘Rama erdhi më parashutë’, ironia e Manjanit: Hajde mbaje propagandën tani!

11:08, 22/09/2019
A+ Aa A-

Ish Ministri i drejtësisë Ylli Manjani ka komentuar me një shenim në faqen e tij në facebook propagandën e pistë qeveritare që po zhvillohet pas termetit të frikshëm të një dite më parë.

“Ndërkohë në lajme na u shit një nder i madh. Kryeministri u kthye nga rruga. Ishte nisur për Neë York. Se për çfarë nuk e dimë, por u kthye.

Është ende e paqartë si u realizua kthimi. U kthye avioni në ajër apo u hodh me parashutë...”, shkruan Manjani.

Image

Ja postimi i tij i plotë:

Hajde mbaje propagandën tani!

"Dje kuptuam se kemi nevojë të rrimë me njëri-tjetrin"- propogandon Erion Veliaj.

Jo për besë, nuk kam nevojë hiç të rri me ty! Jam më i sigurtë, më i qetë e më i larë nëse nuk rri me ty!

Po dje, më saktë mbrëmë vonë selinë e qeverisë e vizitoi vetë Kryeministri. Kishte kohë pa hyrë brënda. Në mbledhjen e qeverisë jo e jo.

Po mbrëmë arriti të shohë në të njëtën kohë ministrat e kabinetit.

 

Ndërkohë në lajme na u shit një nder i madh. Kryeministri u kthye nga rruga. Ishte nisur për Neë York. Se për çfarë nuk e dimë, por u kthye.

Është ende e paqartë si u realizua kthimi. U kthye avioni në ajër apo u hodh me parashutë...

Pavarësisht, qeveria pati nderin të mblidhet nga vetë Kryeministri.
 

Sizmologu i rilindur do deklarojë sot se do binte një tërmet më i madh, por u ndalua me vendim të orës së vonë të qeverisë...

Duket si gallatë, por jo më çudi.

Nuk mbahen jo!

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco