Tërmeti që shkundi Shqipërinë/ Basha: Në solidaritet me njëri-tjetrin dhe me ndihmën e Zotit do ta kalojmë këtë situatë tronditëse

Tërmeti që shkundi Shqipërinë/ Basha: Në solidaritet me njëri-tjetrin dhe me ndihmën e Zotit do ta kalojmë këtë situatë tronditëse

21:28, 21/09/2019
A+ Aa A-

Lideri i opozitës Lulzim Basha, përmes një postimi në rrjetet sociale, shpreh solidaritetin e tij me qytetarët pas tërmetit të fuqishëm që tronditi vendin.

Kreu i PD-së falenderon Zotin që lëkundjet e forta kaluan pa humbje në njerëz.

“Falë Zotit deri tani nuk ka raportime për jetë të humbura apo në rrezik nga tërmeti që goditi sot vendin. Ju uroj të lënduarve shërim të shpejtë dhe çdo familje një natë të qetë. Në solidaritet me njëri-tjetrin dhe me ndihmën e Zotit do ta kalojmë këtë situatë tronditëse”, shkruan Basha në postimin e tij.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco