Mosfunksionimi i Gjykatës së Lartë dhe Kushtetuese cenon qytetarët, askush nuk mban përgjegjësi

Mosfunksionimi i Gjykatës së Lartë dhe Kushtetuese cenon qytetarët, askush nuk mban përgjegjësi

13:47, 21/09/2019
A+ Aa A-

Nga Ilir Meta. 

Të drejtat themelore të qytetarëve shqiptarë për të patur një shqyrtim gjyqësor brenda një afati të arsyeshëm dhe nga një gjykatë e caktuar me ligj, po cenohen haptazi nga grumbullimi i çështjeve të mbartura në Gjykatën e Lartë, për të cilat askush sot nuk mban përgjegjësi publike dhe askush nuk mundet t’u thotë qytetarëve se kur do të përfundojë shqyrtimi i tyre.

Sot askush nuk mban përgjegjësi publike edhe pse vendi nuk ka ende Gjykatë Kushtetuese, ku dosjet që presin radhën për shqyrtim janë bërë pirg!

Reforma u bë për qytetarët dhe funksionimi i sistemit të drejtësisë duhet t'i shërbejë vetëm qytetarëve.

Duhen marrë të gjitha masat që të garantohet sa më shpejt për qytetarët akses i plotë në të gjitha shkallët e gjyqësorit, dhe brenda një afati të arsyeshëm, si dhe të garantohen të drejtat dhe liritë themelore të shtetasve që të mos cënohen nga mosfunksionimi i Gjykatës së Lartë.

Ju ftoj të lexoni dhe shqetësimin e drejtë që ngre për këtë çështje raporti i INFOÇIP!"

Raporti i Qendrës për Çështje të Informimit Publik, INFOÇIP 

     

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco