Zbardhet vendimi i gjykatës për Saimir Tahirin, 11 orë për '2 gisht letër' Ish-Ministri i Brendshem, Saimir Tahiri, duke hyre ne Gjykaten per Krime te Renda

Zbardhet vendimi i gjykatës për Saimir Tahirin, 11 orë për '2 gisht letër'

10:40, 21/09/2019
A+ Aa A-

U deshën gati 11 orë, që treshja e gjyqtarëve të Krimeve të Rënda të formulonin të mbyllur në dhomën e këshillimit, “2 gisht” vendim për Saimir Tahirin. Gjatë kësaj pritje të gjatë pati shumë aludime, për sherre mes gjyqtarëve, apo se ky vendim do të ishte i gjatë dhe i arsyetuar në detaje, pasi edhe dosja e Tahirit kishte shkuar në gjykatë e ngarkuar në disa karroca.

Por tashmë vendimi i treshes së gjyqtarëve Flora Hajredinaj, Ardit Mustafaj dhe Irena Gjoka që fali Tahirin si të implikuar në organizatën kriminale të Habilajve dhe për çdo vepër tjetër që ka tagër gjykata e Krimeve të Rënda është  zbardhur dhe nuk është i gjatë, as sa dy faqe format A4.

“I pandehuri Saimir Tahiri, duke mbajtur kontakte të tilla të pashpjegueshme me Habilajt, si dhe mosmarrja e masave për kanabizimin dhe përfshirjen e Policisë në këtë fenomen, ka konsumuar veprën penale të ‘Shpërdorimit të detyrës”, tha gjyqtari, teksa lexoi arsyetimin se pse trupi gjykues kishte bërë ndryshimet.

Vendimi i plotë i Gjykatës së Krimeve të Rënda për të pandehurin Saimir Tahiri

Vendosi:

Deklarimin fajtor të të pandehurit Saimir Tahiri për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”, të parashikuar nga neni 248 i K. Penal, dhe dënimin e tij me 5 (pesë) vjet burgim.

Deklarimin i pafajshëm të të pandehurit Saimir Tahiri për veprën penale të “Grupit të strukturuar kriminal” të parashikuar nga neni 333/a paragrafi i dytë të K. Penal, pasi nuk provohet që i pandehuri e ka kryer veprën penale që akuzohet, bazuar në nenin 288, pika 1, gërma “d”, të K.Pr. Penale.

Në bazë të nenit 406 pargrafi i parë të K. Pr. Penale, të pandehurit Saimir Tahiri, për shkak të gjykimit të shkuruar, i ulet një e treta e dënimit me burgim dhe dënohet përfundimisht  me 3 (tre) vjet e 4 (katër) muaj burgim.

Bazuar në nenin 59 të K. Penal, urdhërohet pezullimi i vuajtjes së dënimit me burgim për të pandehurin Saimir Tahiri dhe vënien e tij në provë për një afat prej 3 (tre) vjet, me kusht që gjatë kësaj kohe të mos kryejë vepër tjetër penale, duke urdhëruar që i pandehuri të mbajë kontakte me shërbimin e provës.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    vera21/09/2019 12:38

    dite feste per Tahirin.

    Shto koment

    Denonco