Negociatat/ Serbia duhet ta njohë Kosovën para anëtarësimit në BE, Shqipëria duhet të plotësojë 9 kushte

Negociatat/ Serbia duhet ta njohë Kosovën para anëtarësimit në BE, Shqipëria duhet të plotësojë 9 kushte

22:40, 20/09/2019
A+ Aa A-

Bundestagu gjerman voton më 26 shtator për çeljen ose jo të negociatave me Shqipërinë. Dokumenti që do të formulojë qëndrimin gjerman në Këshilllin e BE-së dhe është duke u finalizuar, do të hidhet në votim me kërkesë të dy grupeve parlamentare të maxhorancës qeveritare, Unioni Kristdemokrat dhe Unioni Kristsocial (CDU/CSIU) si edhe Partia Socialdemokrate.

Aty është parashikuar që Maqedonia e Veriut të fillojë bisedimet qysh në janar, ndërsa Shqipëria do t’i nisë ato vetëm kur të plotësohen disa kushte.

Sa i përket Serbisë, në një kronikë të televizionit publik gjerman Deutche Welle, Beogradi duhet ta njohë Kosovën para anëtarësimit në BE. Ndërsa sa i përket Shqipërisë, qeveria Rama duhet të plotësojë nëntë kushte për fillimin e negociatave.

Por cilat janë 9 kushtet që Berlini zyrtar i ka vendosur qeverisë Rama:

– funksionimi i Gjyktës së Lartë dhe Gjykatës Kushtetuese

– miratimi i reformës zgjedhore;

– implementimi i reformës zgjedhore;

– ndjekja penale e gjykatësve dhe e prokurorëve që nuk e kanë kaluar provimin e Vettingut;

– ndjekja penale e akuzave për shitblerjen e votave;

– vënia në punë e prokurorisë speciale për luftimin e korrupsionit, SPAK,

– rezultate në luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar, përfshirë edhe kapja dhe ndjekja penale e personave kyç të krimit, të të ashtuquajturve “peshq të mëdhenj”;

– përparime në reformën e administratës publike;

– sqarimi përfundimtar me vendim të Gjykatës Kushtetuese i ligjshmërisë së zgjedhjeve lokale të 30 qershorit 2019.

Pra mesazhi nga Bundestagu gjerman pritet të jetë: Për Maqedoninë e Veriut negociatat do të mund të nisin qysh në janar, Shqipëria duhet të presë edhe ca. Se a do të jetë qëndrimi i Gjermanisë i njëjti me atë të Këshillit të BE-së, më 17 tetor, kjo nuk dihet ende. Shumëçka varet nga presidenti francez, Emmanuele Macron, i cili deri tani është shprehur kundër zgjerimit para konsolodimit të BE-së. 

Kronika e DW:

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco