Shkelja e rradhës/ Pse Saimir Tahiri duhej ta niste që sot Shërbimin e Provës. Ja ç’thotë Kodi Penal

Shkelja e rradhës/ Pse Saimir Tahiri duhej ta niste që sot Shërbimin e Provës. Ja ç’thotë Kodi Penal

18:15, 20/09/2019
A+ Aa A-

Gjykata e Krimeve të Rënda ka marrë vendimin për Saimir Tahirin. Ish-ministri nuk shkon në burg, por do të jetë për 3 vite në shërbim prove.

Gjykata ka rikualifikuar akuzën në “shpërdorim të detyrës”, duke e dënuar Saimir Tahirin me 5 vite heqje lirie, por ky vendim është konvertuar në shërbim prove për 3 vite.

Por shërbimi i provës për ish-ministrin e brendshëm Saimir Tahiri duhej të niste që sot.

Kështu thotë Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë.

Në ndryshimet e majit të vitit 2017, afati i provës nis menjëherë të nesërmen e shpalljes së vendimit nga gjykata.  

Sipas juristëve, të kontaktuar nga Syri.net, nxirret menjëherë shkurtim vendimi dhe i përcillet prokurorisë. Sektori i ekzekutimeve nxjerr menjëherë urdhërin dhe ia çon Shërbimit të Provës. Një fakt juridik i shkelur nga Tahiri.

Sipas Kodit të Procedurës Penale, afati i provës është 18 muaj deri në 5 vjet. Nëse i dënuari nuk mban kontakte me shërbimin e provës apo nuk përmbush detyrimet e parashikuara në nenin 60, siç është urdhëruar nga gjykata, gjykata vendos zëvendësimin e dënimit të parë me një dënim tjetër, zgjatjen e afatit të mbikëqyrjes, brenda periudhës së provës, ose revokimin e pezullimit të ekzekutimit të vendimit.

    Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkoi 12 vite burg për Tahirin, por me gjykim të shkurtuar kërkesa përfundimtare shkoi në 8 vite. Prokuroria e akuzoi ish-ministrin për tre vepra penale: “trafikim i narkotikëve” në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, “kryerja e veprave penale nga organizata kriminale”, “grup i strukturuar kriminal”.

    Gjithsesi, këto tre akuza nuk u pranuan nga tre gjykatësit, të cilët e dënuan Tahirin për “shpërdorim prove”, akuzë që nuk ishte bërë nga Prokuroria.

    Me pak fjalë, ish ministri socialist duhej të niste që sot shërbimin e tij të provës, duke u vendosur menjëherë në shërbim të komunitetit, pa pritur vendimin që do të marrë Gjykata e Apelit.... /Syri.net

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Askushi20/09/2019 20:25

    E c'fare rendesije ka, shkone sot apo shkone neser??? Rendesi ka qe mafja ka kapur per fyti shqiperine. Tahiri do te firmosi nga shtepija 40 formularet per te gjithe periudhen dhe ska per te shkuar asnje here per tu paraqitur. Tahiri tani eshte duke pregatitur letrat per demshperbimin e tij. Ai do te marri per te gjithe "PADREJTESINE" qe i eshte bere nje these me para......

    Shto koment

    Denonco