VIDEO/ Tahiri dënohet me 5 vite burg, por bën 3.4 me shërbim prove

VIDEO/ Tahiri dënohet me 5 vite burg, por bën 3.4 me shërbim prove

21:56, 19/09/2019
A+ Aa A-

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri është shpallur fajtor nga gjykata e Krimeve të rënda.

Tahiri është dënuar me 5 vite burg për akuzën e ‘Shpërdorimit të detyrës’.

Por në vendim gjykata është shprehur se Tahiri do të bëjë vetëm 3.4 vite me shërbim prove.

Pas më shumë se 5 orësh e 30 minutash, tre gjyqtarët e Gjykatës së Krimeve të Rënda Ardit Mustafai, Flora Hajredinaj dhe Irena Gjoka kanë dhënë vendimin për ish-ministrin Saimir Tahiri.

Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkoi që Tahiri të dënohej me 12 vite burg, me gjykim të shkurtuar 8 vite.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Pa emer19/09/2019 22:51

Drejtesia qe denoi me vdekje per lidhje te korentit elektrik ne Sahatin e shtepise. Po te kishte vrare njeri ,do e denonin 25 vjet burg qe shkurtohet ne18 po qe do ta kryeje ne shtepi me sherbim prove.Mund te shkoje pernate ne kazino dhe tallava. Nje pyetje per gjykaten,po skafit a ka te drejte ti mshoje

t19/09/2019 22:32

Dhe apeli do ta nxjerri fare te pafajshem. Urrah,per vetingun e ref.ne drejtesi

Shto koment

Denonco