‘Shefi i madh’ i Tahirit është Edi Rama

‘Shefi i madh’ i Tahirit është Edi Rama

18:38, 19/09/2019
A+ Aa A-

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka, duke komentuar vendimin për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri dhe mesazhet e koduara që ky i fundit dërgoi sot tha se Tahiri me deklaratën e tij për ‘shefin e madh’ tregoi të vërtetën.

Sipas Palokës, shefi i madh është vet kryeministri Edi Rama, ndërsa shtoi se Tahiri e ka bërë gjithçka me bekimin e Ramës.

“Tahiri tha nje te vertete, po jo ndonje te re…Edhe me idioti ne kete vend e di qe “shefi i madh” eshte Edvini dhe as Tahiri e askush tjeter qe eshte zhgrryer ne krim e korrupsion keto vite, nuk e ka bere pa bekimin e Rames.”, shkruan Paloka.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco