Largimi Qatos, reagon Tabaku: Rama po përpiqet të mbulojë luftën mes grupeve në PS

Largimi Qatos, reagon Tabaku: Rama po përpiqet të mbulojë luftën mes grupeve në PS

15:47, 19/09/2019
A+ Aa A-

‘Edi Rama po përpiqet të mbulojë luftën e egër që ka plasur mes grupeve në PS me shpresën se gjyqi i Tahirit do të bëjë të harrohet skandali i Sonila Qatos, i Belinda Ballukut dhe i kompanive me të cilat, Rama, bashke me to, vjedh shqiptarët!’.

Ky wshtw reagimi i parë nga selia e PDS për largimin nga detyra të Sonila Qatos.

Ish deputetja Jorida Tabaku ka shtuar në një postim në faqen e saj në Facebook se: ‘Edi Rama, largoi nga detyra drejtoreshën e Agjencisë së Rrugëve, Sonila Qato 1 orë përpara se gjykata të marrë vendimin për Saimir Tahirin’.

Postimi i plotë i Tabakut:

Me parimin një vjedhje të madhe mbuloje me një zhurmë më të madhe, Edi Rama, largoi nga detyra drejtoreshën e Agjencisë së Rrugëve, Sonila Qato 1 orë përpara se gjykata të marrë vendimin për Saimir Tahirin. Nje dorëheqje qe ka qene gati qe dje e firmosur!

Edi Rama po përpiqet të mbulojë luftën e egër që ka plasur mes grupeve në PS me shpresën se gjyqi i Tahirit do të bëjë të harrohet skandali i Sonila Qatos, i Belinda Ballukut dhe i kompanive me të cilat, Rama, bashke me to, vjedh shqiptarët!

Asgjë nuk do të harrohet! Çdo aferë korruptive do t’i bëhet e njohur publikut!

Partia Demokratike do të sjellë që nesër prova për skandalin që detyroi Sonila Qaton të largohet.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Lomi19/09/2019 20:54

Po cfare lufte mes grupeve mi torollake?! Ata jane te gjithe bashke duke bere placke ti thu lufte mes grupeve ne PS!!! Ja tani do luftojne Vasilika Vjeron, kurven tjeter te bashkise!!! Aferim

Shto koment

Denonco