Zbulohet se përse 2 amerikanë `misteriozë`, nuk i janë ndarë Saimir Tahirit në gjyq

Zbulohet se përse 2 amerikanë `misteriozë`, nuk i janë ndarë Saimir Tahirit në gjyq

14:10, 19/09/2019

Në të gjitha seancat që janë zhvilluar ndaj ish-ministrit të Brendshëm dhe ish krahut të djathtë të Edi Ramës, Saimir Tahiri, në gjykatën e Krimeve të Rënda nuk kanë munguar kurrë 2 amerikanë misterioz, të cilët sipas mediave punojnë në ambasadën amerikane në Tiranë.

Edhe ditën e sotme ata janë shfaqur në këtë gjykatë më herët, edhe se vetë gazetarët dhe kanë ndjekur në heshtje të gjithë seancën me replika të ashpra nga ana e ish-ministrit të Rilindjes. Duket se kështu do të bëjnë edhe pasditen e sotme në orën 16.00, kur pritet që të jepet vendimi përfundimtar nga togat e zeza për këtë çështje të nxehtë për drejtësinë, politikën dhe publikun shqiptarë.

Të shumta kanë qenë pyetjet dhe hamendjet për këtë prezencë të spikatur të amerikanëve në gjyqin e Tahirit, duke pasur parasysh se këtë gjë ata e kanë bërë vetëm për raste të spikatura të krimit të organizuar, siç edhe ka qenë çështja e organizatës së Emiliano Shullazit.

Por kthjellimin e këtij “misteri” mund ta gjejmë te një deklaratë e fortë e ish-ambasadorit amerikan në Tiranë, Donald Lu, natën e 5 prillit 2018 në studion e Blendi Fevziut. I pyetur për çështjen Tahiri e cila sapo kishte shpërthyer me të gjitha përmasat e saj në atë kohë, Donald Lu, pasi theksoi fuqinë e Saimir Tahirit në qeverinë e Ramës deklaroi në emër të qeverisë amerikane, se fati i tij duhej të vendosej vetëm nga drejtësia dhe jo nga politikanët. Duke tejkaluar edhe petkun e diplomatit Lu gjithmonë duke folur në emër të SHBA-ve deklaroi se “tashmë kemi parë shumë prova…”, për Saimir Tahirin.

“Shikoni Saimir Tahirin, ish-Ministri i Brendshëm shumë i fuqishëm. Po hetohet dhe besoj se jemi pranë ndjekjes penale në këtë çështje.

Nuk jemi pranë përfundimit të çështjes, por është pozicioni i Qeverisë së SHBA dhe i Ambasadës së SHBA se çështja kundër Saimir Tahirit meriton të vendoset nga një gjykatës, jo të vendoset nga politikanët, jo të vendoset nga prokurorët që nuk bëjnë punën, por duhet të vendoset nga një gjykatës që do të shohë me transparencë provat e çështjes. Kemi parë tashmë në media shumë prova…”, deklaroi Lu atëherë.

Kujtojmë se të njëtën vëmendje ndaj procesit të Tahirit kanë pasur dhe kanë, edhe gjermanët.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco