Berisha citon DW: Bundestagu vendos, Jo hapjes së negociatave me Shqipërinë pa plotësuar 9 kushte!

Berisha citon DW: Bundestagu vendos, Jo hapjes së negociatave me Shqipërinë pa plotësuar 9 kushte!

11:55, 19/09/2019

Bundestagu gjerman vendos: Po hapjes së negociatave me Maqedoninë e Veriut; Jo hapjes së negociatave me Shqipërinë pa plotësuar 9 kushte, njoftoi dje radio publike e Gjermanisë, DW!

Nga Sali Berisha.

Dje Radio Publike e Gjermanisë, duke iu referuar burimeve zyrtare, njoftoi se Bundestagu ka vendosur që t'i thotë Po, pra të votojë për hapjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut në janarin e ardhshëm dhe t’i thotë Jo, hapjes së negociatave me Shqipërinë pa u plotësuar një listë prej 9 kushtesh nga vendi ynë.

Me këtë vendim për Shqipërinë, Bundestagu:
a - hedh poshtë rekomandimin e Komisionit Europian për hapjen pa kushte të negociatave me Shqipërinë, si një rekomandim që nuk shpreh realitetin e Shqipërisë dhe

b - në kundërshtim me këtë rekomandim të Komisionit Europian, parlamenti gjerman cakton 9 kushte nga 7 që kishte caktuar një vit më parë, që Shqipëria duhet të plotësojë për çeljen e negociatave.

Ky qëndrim i Bundestagut veçon nga Maqedonia, si delen e zezë, Shqipërinë.

Kjo Jo e përsëritur vite rresht e Bundestagut apo  quajeni po të doni, Po me kushte, e tij, nuk ka asnjë shkak të brendshëm gjerman ndaj dhe i thanë Po, hapjes së negociatave me Maqedoninë e Veriut.

Kjo Jo e përsëritur e Bundestagut ka vetëm një shkak të vetëm: Mosplotësimin nga Edvin Mafia dhe narkoshteti shqiptar të asnjërit prej 7 kushteve të caktuara nga Bundestagu një vit më parë dhe jo vetëm kaq, por përkeqësimi i mëtejshëm i gjendjes e detyroi Bundestagun të shtojë edhe dy kushte të reja.

Si përfundim, për ne shqiptarët, vendimi i shumëpritur që do të merrej në Bruksel më datë 18 tetor për çeljen e negociatave, u mor dje në Berlin.

Këtu më poshtë keni listën e kushteve të publikuar nga DW që duhet të plotësojë Shqipëria para hapjes së negociatave me BE.

Funksionimi i Gjykatës së Lartë dhe Gjykatës Kushtetuese
- miratimi i reformës zgjedhore;
- implementimi i reformës zgjedhore;
- ndjekja penale e gjykatësve dhe e prokurorëve që nuk e kanë kaluar provimin e Vetting-ut;
- ndjekja penale e akuzave për shitblerjen e votave;
- vënia në punë e prokurorisë speciale për luftimin e korrupsionit, SPAK,
- rezultate në luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar, përfshirë edhe kapja dhe ndjekja penale e personave kyç të krimit, të të ashtuquajturve ‘peshq të mëdhenj’;
- përparime në reformën e administratës publike;
- sqarimi përfundimtar me vendim të Gjykatës Kushtetuese i ligjshmërisë së zgjedhjeve lokale të 30 qershorit 2019.

Në deklaratën e një viti më parë, Bundestagu kishte kërkuar plotësimin nga Shqipëria të të gjitha këtyre kushteve përveç zgjedhjeve vendore të 30 qershorit që kërkon përsëri këtë vit. Kjo do të thotë se Shqipëria nuk ka plotësuar asnjërin nga kushtet e kërkuara një vit më parë për hapjen e negociatave dhe përveç kushteve të një viti më parë janë shtuar zgjedhjet e 30 qershorit!

Mosplotësimi i asnjërit prej kushteve të vendosura një vit më parë nga Shqipëria për të hapur negociatat me BE, se Edvin Mafia ka frikë të tmerrshme nga plotësimi i tyre pasi e di dhe lexon nëpër rreshta se ato kushtet kërkojnë kokën e tij në tepsi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco