'Damian Gjiknuri duhet të ishte në burg!' Reagim i prerë i PD ndaj manovrës së dytë të Ramës

'Damian Gjiknuri duhet të ishte në burg!' Reagim i prerë i PD ndaj manovrës së dytë të Ramës

11:31, 19/09/2019
A+ Aa A-

Partia Demokratike ka reaguar menjëherë pas deklaratës së Damian Gjiknurit, bashkëkryetarit socialist të Komisionit të Reformës Zgjedhore, se ai ishte i gatshëm të tërhiqej nga drejtimi i Komisionit në emër të dialogut me opozitën. Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi u përgjigj prerë ndaj kësaj manovre të re nga ana e kreut të qeverisë:

“Damian Gjiknuri dhe gjithë ata që kanë bashkëpunuar me krimin e organizuar për të shkatërruar zgjedhjet dhe për të vjedhur votat, nuk duhet të jetë me zgjedhje për të dhënë apo jo dorëheqjen nga Komisioni, por duhet të ndiqen penalisht dhe të shkojë në burg për kryerjen e krimeve zgjedhore.

Kjo nuk është kërkesë e opozitës, ky është standard evropian, është një nga kushtet e Bashkimit Europian për hapjen e negociatave. 

Të gjithë ata, përfshirë Damian Gjiknurin dhe gjithë pjesën tjetër të anëtarëve të Komisionit, që janë pjesë e dosjeve “184” dhe “339” nuk duhet të jenë në komisionin për Reformën Zgjedhore, por do të duhet të jenë në burg dhe të proceduar penalisht për të gjitha krimet zgjedhore që kanë kryer!" theksoi Bardhi.

Tërheqja e Gjiknurit nga komisioni u deklarua sot nga vetë ai, nxitur nga Kryeministri, që u detyrua ta ndërmarrë atë hap me synimin për të joshur opozitën në bashkëpunim, pas ftesës që i dërgoi dje. Por, Gjiknuri është protagonist kryesor i vjedhjes së votave në Dibër, i regjistruar me zë në përgjimet e Prokurorisë dhe nuk është hetuar kurrë për atë krim. 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

t19/09/2019 12:51

Ne burg do shkoje ky superhajdut,sepse eshte nje nga kushtet denimi i atyre qe vjedhin zgjedhjet.Po kjo eshte pak po te hetohet edhe gjykohet afera e unazes me firmen DH Albania

Shto koment

Denonco